NJOFTIM PER KONTRAKTIM SHERBIM AUDITIM PROJEKTI

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” në kuadër të projektit “Fuqizimi i pozitës sociale dhe ekonomike të viktimave të trafikimit dhe viktimave potenciale të trafikimit për një riintegrim të suksesshëm në jetën shoqërore” financuar nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze, Prishtinë, Kosovë, shpall thirrjen për kontraktimin e një Kompanie Auditimi për kryerjen e auditimit financiar të këtij projekti me afat kohor 1 Dhjetor 2014 – 28 Shkurt 2018. Më poshtë termat references:

Termat e Referencës

 

Auditimi i jashtëm për projektin

 

“Fuqizimi i pozitës sociale dhe ekonomike të viktimave të trafikimit dhe viktimave të mundshme të trafikimit për një riintegrim të suksesshëm në jetën sociale”

Data: 142.2.2018
TeR – REFERENCE NB. 3

Projekti:
“Fuqizimi i pozitës sociale dhe ekonomike të viktimave të trafikimit dhe viktimave të mundshme të trafikimit për një riintegrim të suksesshëm në jetën sociale”
Nr. i projektit
ALB -14/0013
Periudha e zhvillimit të projektit:
1 dhjetor 2014 – 28 shkurt 2018
Data e nënshkrimit
12 dhjetor 2014
Donator
Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze, Prishtinë, Kosovë

Hyrje

Informacion mbështetës mbi organizatën “Vatra”

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, e cila ofron shërbime dhe ekspertizë për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje dhe komunitet.

Aspektet kryesore të veprimtarisë së qendrës përfshijnë:

Parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të gjitha formave të dhunës, si dhe parandalimin e problemeve që shkaktojnë fenomene të tilla.
Rehabilitimin dhe riintegrimin e viktimave të dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Ngritjen e kapaciteteve për përfaqësuesit e institucioneve publike dhe private.
Lobimin dhe advokimin për të kontribuar në krijimin e një mjedisi politik dhe legjislativ i cili u përgjigjet çështjeve kryesore të të drejtave të vajzave, grave dhe fëmijëve në vend.

Përshkrimi i projektit/nismës

Projekti “Fuqizimi i pozitës sociale dhe ekonomike të viktimave të trafikimit dhe viktimave të mundshme të trafikimit për një riintegrim të suksesshëm në jetën sociale” është hartuar në përputhje me misionin dhe fushën e veprimtarisë së Qendrës Psiko-Sociale “Vatra”. Ky projekt është bazuar në veprimtaritë dhe përvojat e mëparshme (nga viti 2001 e në vazhdim) të dhënies së ndihmës nga qendra “Vatra” për viktimat e trafikimit. Projekti është vënë në zbatim me qëllimin për të vijuar dhe plotësuar veprimtaritë aktuale të zhvilluara nga qendra “Vatra”. Përmes këtij projekti, qendra “Vatra”, në bashkëpunim me partnerët e saj në nivel vendor dhe qendror, ka vazhduar përpjekjet në drejtim të:

1. Ofrimit të shërbimeve për fuqizimin socio-ekonomik të ish-viktimave të trafikimit

2. Fuqizimit të bashkëpunimit me aktorë të tjerë të antitrafikut në Shqipëri.

3. Ngritjes së kapaciteteve të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe joshtetërore në Shqipërinë Veriore.

4. Lobimit dhe advokimit në mbrojtje të të drejtave të viktimave të trafikimit / viktimave të mundshme të trafikimit.

Konkretisht:

1. Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, përmes këtij projekti, ka vazhduar të mbështesë viktimat e trafikimit përmes ofrimit të shërbimeve të riintegrimit, nëpërmjet një qasjeje riintegrimi me tri faza dhe në mjedise të ndryshme të akomodimit (strehëza, apartamente, familje etj.), në përputhje me nevojat e viktimave.
Aktivitetet në kuadër të projektit do të mbështesin viktimat e trafikimit përmes ofrimit të një game të plotë të shërbimeve të riintegrimit për përmbushjen e nevojave të tyre, të tilla si: pranimi i përfituesve në Qendrën e Riintegrimit dhe identifikimi i nevojave të tyre të menjëhershme; ofrimi i mbështetjes psiko-sociale në planifikimin dhe zbatimin e procesit të riintegrimit, kujdesi shëndetësor, ndihma ligjore, formimi profesional, përgatitja për vendosje në punë dhe vendosja në punë, edukimi, ndërmjetësimi në familje dhe nxitja e mbështetjes sociale, zhvillimi i aftësive jetësore për riintegrim afatgjatë, monitorimi dhe ndjekja e rasteve të ish-viktimave të trafikimit.

2. Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është anëtare e Mekanizmit Kombëtar të Referimit, anëtare e Komitetit Rajonal Antitrafik/ Tryezes teknike , si dhe anëtare në rrjete dhe koalicione të ndryshme kombëtare dhe nderkombëtare. Kështu, gjatë zbatimit të këtij projekti, qendra “Vatra” ka përforcuar koordinimin dhe bashkëpunimin me organizatat dhe institucionet jashtë vendit për identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe ndihmën për viktimat e trafikimit që trafikohen përmes kufijve ndërkombëtarë. Qendra “Vatra” u ka ofruar ekspertizën e saj organizatave të cilat kanë kërkuar të ndërmarrin përgjegjësi për të luftuar trafikimin përmes ofrimit të ndihmës, sipas përcaktimit në Planin Kombëtar të Veprimit.

3. Trajnime për stafin e Qendrës Psiko-Sociale “Vatra”, organizatave jofitimprurëse dhe institucioneve të tjera . Qendra
“Vatra” ka bërë përpjekje për përmirësimin e njohurive profesionale të stafit të saj, si një element kyç në ofrimin e ndihmës së standardeve të larta. Qendra “Vatra” ka ofruar gjithashtu trajnime dhe mbështetje teknike për organizata të tjera jofitimprurëse dhe institucione shtetërore që ofrojnë ndihmë të drejtpërdrejtë dhe/ose që përpiqen të ofrojnë ndihmë të drejtpërdrejtë për viktimat e trafikimit, në lidhje me Procedurat Standarde të Veprimit për Identifikimin dhe Referimin e Viktimave të Trafikimit dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit, legjislacionet kombëtare etj.

4. Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, së bashku me Koalicionin Kombëtar të Strehëzave Antitrafik dhe aktorë të tjerë të antitrafikut, ka lobuar dhe advokuar në institucionet e qeverisë shqiptare për fuqizimin dhe qëndrueshmërinë e
përpjekjeve për të riintegruar viktimat e trafikimit, si dhe për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme. Përpjekjet janë fokusuar në çështjet e ndërmarrjes së përgjegjësisë për vënien në zbatim të mekanizmave antitrafik dhe për ofrimin e shërbimeve, duke mbrojtur njëkohësisht të drejtat e këtij grupi të synuar; në sigurimin e fondeve publike për programet dhe shërbimet e riintegrimit; si dhe në përmirësimin e kuadrit ligjor dhe politikave sociale në fushën e antitrafikut. Si rezultat i përfshirjes në iniciativa të ndryshme gjatë viteve të fundit, janë bërë ndryshime të rëndësishme në legjislacion dhe në politika. Këto ndryshime përshkruhen në progres-raportin e këtij projekti.

Arsyetimi për shërbimin

Qendra “Vatra” është në kërkim të një shoqërie të certifikuar për kryerjen e një auditimi specifik për Projektin “Fuqizimi i pozitës sociale dhe ekonomike të viktimave të trafikimit dhe të viktimave të mundshme të trafikimit për një riintegrim të suksesshëm në jetën sociale”, të financuar nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë, Kosovë, për periudhën 1 dhjetor 2014 – 28 shkurt 2018.
Auditimi do të kryhet në bazë vjetore. Auditimi i parë do të mbulojë periudhën 1 dhjetor 2014 – 28 shkurt 2018.

Objektivat dhe qëllimi i auditimit

Objektivi është auditimi i raportit financiar për periudhën 1 dhjetor 2014 – 28 shkurt 2018, të paraqitur në Ambasadën Norvegjeze në Prishtinë, Kosovë, dhe dhënia e një opinioni të audituesve sipas ISA 800/805 në lidhje me pajtueshmërinë e raportit financiar për projektin “Fuqizimi i pozitës sociale dhe ekonomike të viktimave të trafikimit dhe të viktimave të mundshme të trafikimit për një riintegrim të suksesshëm në jetën sociale” me udhëzimin e Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë, Kosovë për raportimin financiar, sipas parashikimit në marrëveshjen e lidhur ndërmjet palëve, duke përfshirë dhe shtojcën e bashkëngjitur në të.

II. Detyrat shtesë; sipas procedurave të rëna dakord në ISRS 4400, rishikimi i fushave të mëposhtme në përputhje me termat e referencës në vijim

Të shqyrtohet nëse kostot për pagat të cilat i ngarkohen projektit/programit janë regjistruar përgjatë vitit në mënyrë sistematike, si dhe të shqyrtohet nëse kostot për pagat mund të verifikohen përmes një dokumentacioni mbështetës të mjaftueshëm.
Të shqyrtohet nëse raporti financiar përmban për secilin nga zërat e buxhetit një krahasim midis kostove/shpenzimeve reale për aktivitetet dhe kostove/shpenzimeve të reflektuara, të miratuara nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë për periudhën përkatëse.
Në bazë të materialitetit (rëndësisë) dhe riskut, audituesi duhet të shqyrtojë nëse ka dokumentacion mbështetës në lidhje me kostot e mbuluara.
Të shqyrtohet nëse qendra “Vatra” ka zbatuar rekomandimet e audituesve të mëparshëm të këtij projekti.
Të shqyrtohet nëse fitimet dhe humbjet nga këmbimi valutor janë reflektuar sipas parashikimit në marrëveshje dhe në shtojcat e saj.
Të shqyrtohet pajtueshmëria e Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” me legjislacionin tatimor në fuqi, në lidhje me taksat dhe tarifat e sigurimit social.
Të shqyrtohet nëse Qendra Psiko-Sociale “Vatra” ka respektuar udhëzimet e prokurimit të parashikuara në marrëveshjen me Ambasadën e Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë, Kosovë.
Të shqyrtohet nëse balanca dalëse për periudhën e mëparshme është e njëjtë me balancën hyrëse për periudhën aktuale.
Nëse “Vatra” përdor si parim kontabiliteti metodën me bazë arkëtimesh-pagesash të modifikuar , audituesi duhet të arsyetojë nëse parimi i përdorur i kontabilitetit është i pranueshëm për këtë lloj raporti financiar.
Të vlerësohet mënyra sesi qendra “Vatra” ka zbatuar masat për zbutjen e riskut të identifikuara për projektin “Fuqizimi i pozitës sociale dhe ekonomike të viktimave të trafikimit dhe viktimave të mundshme të trafikimit për një riintegrim të suksesshëm në jetën sociale”

Ndjekja e fondeve të transferuara te partnerët zbatues

A ka nënshkruar Partneri Bashkëpunues marrëveshje me organizatat e tij partnere?
A janë kërkesat e auditimit të parashikuara në marrëveshjet me organizatat partnere në përputhje me kërkesat e auditimit të parashikuara në marrëveshjen e Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” me Ambasadën Norvegjeze në Prishtinë, Kosovë?
Të shqyrtohet nëse ka një zinxhir të pandërprerë të raporteve të auditimit financiar sipas kërkesave të parashikuara në marrëveshjen ndërmjet Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” dhe Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë, Kosovë, për fondet e shpenzuara për këtë projekt. Shqyrtimi duhet të përfshijë verifikimet e të gjitha raporteve financiare të audituara, si dhe verifikimin e të gjitha “Certifikatave të raporteve përfundimtare financiare dhe narrative nga organizata marrëse për fondet e ofruara nga donatori”. Duhet të shqyrtohet gjithashtu nëse qendra “Vatra” ka kryer vlerësime të dokumentuara të raporteve financiare të audituara që i janë paraqitur “Vatrës”, dhe nëse këto raporte janë ndjekur nga qendra “Vatra”. Shqyrtimi duhet të përfshijë gjithashtu çdo vërejtje të audituesve për të cilën duhet të informohet AAA.
A janë kërkesat për raportimin e fitimeve/humbjet nga këmbimi valutor të njëjta me ato të parashikuara në marrëveshjen ndërmjet Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” dhe Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë, Kosovë?

III. Raportimi
Qëllimi i auditimit duhet metodologjia e përdorur duhet të deklarohen në raport.

Raporti duhet të nënshkruhet nga auditues përgjegjës (jo vetëm nga firma e auditimit) dhe të titullohet.

Raportimi nga audituesi duhet të përmbajë një raport të audituesit të pavarur në përputhje me formatin standard të ISA 800/805, dhe opinioni i audituesit duhet të deklarohet qartë, si dhe të paraqitet një letër përfaqësimi me gjetjet e auditimit dhe dobësitë e identifikuara gjatë procesit të auditimit. Pavarësisht materialitetit (rëndësisë), audituesi duhet të përcaktojë shumën e shpenzimeve për të cilat nuk ka një dokumentacion mbështetës të mjaftueshëm. Audituesi duhet të japë rekomandime për trajtimin e dobësive të identifikuara, dhe rekomandimet duhet të paraqiten me rend përparësie. Nëse audituesi vlerëson se gjatë auditimit nuk është identifikuar asnjë gjetje apo dobësi që do të rezultonte në hartimin e një letre përfaqësimi, në raportin e auditimit duhet të jepet një shpjegim në lidhje me këtë vlerësim.

Masat e marra nga organizata për trajtimin e dobësive të identifikuara në auditimet e mëparshme duhet të paraqiten gjithashtu në letrën e përfaqësimit.

Detyrat shtesë sipas procedurave të rëna dakord në paragrafin III të ISRS 4400, duhet të raportohen veçmas në një “Raport të gjetjeve faktike”.

Nëse audituesi kryen një detyrë shtesë sipas ISRS 4400 dhe vlerëson se vërejtjet e paraqitura në “Raportin e gjetjeve faktike” përfshijnë informacionin që do të përfshihej në një letër përfaqësimi, nuk është nevoja të hartohet një letër përfaqësimi. Në këtë rast, “Raporti i gjetjeve faktike” duhet të përfshijë shpjegimin përse nuk është hartuar një letër përfaqësimi.

Kualifikimi ose njohuritë e specializuara / përvoja e kërkuar

Shoqëri e regjistruar në IEKA;
Shoqëri e njohur ndërkombëtarisht;
Minimumi 10 vite përvojë pune, do të preferohej përvoja shtesë;
Përvojë me auditimin financiar të financimeve nga donator.

Afati kohor:

Raporti përfundimtar i auditit duhet të paraqitet brenda datës 20 mars 2017.

Dorëzimi i aplikimeve:

Të gjitha aplikimet duhet të paraqesin propozimin teknik, duke përfshirë:

Një CV të shoqërisë,
Një kopje të NIPT-it,
Regjistrimin në IEKA,
CV-të e anëtarëve kryesorë të stafit,
Një përshkrim i shkurtër i mënyrës sesi do të projektohet dhe zbatohet detyra (Metodologjia e Auditimit)
Ofertën financiare. Numrin e ditëve të punës dhe tarifën për çdo ditë pune

Aplikantët mund t’i paraqesin gjithashtu aplikimet e tyre në format në letër brenda datës 28 shkurt 2018, ora 17:00, në adresën e mëposhtme:

Adresa:Qendra Psiko- Sociale “Vatra”

Rruga: Nermin Vlora Falaski,
Nd.1, H 11, Ap 8. 9402
Vlorë – Albania

Kriteret e vlerësimit

Përzgjedhja e individit do të bazohet te:

Kriteret
Pikët
Përvoja e punës
60
Oferta financiare
40

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *