NJOFTIM PËR KONTRAKTIM SHËRBIM AUDITIM PROJEKTI

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” në kuadër të projektit “Rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes, për një përgjigje sa më të mirë ndaj viktimave të trafikimit në Shqipëri” financuar nga Porticus Viena, shpall thirrjen për kontraktimin e një Kompanie Auditimi për kryerjen e auditimit financiar të këtij projekti me afat kohor shtator 2022 – 30 qershor 2024. Më poshtë termat references:

Termat e Referencës

Auditimi i jashtëm për projektin

” Rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes, për një përgjigje sa më të mirë ndaj viktimave të trafikimit në Shqipëri ”

Hyrje

Informacion mbështetës mbi organizatën “Vatra”

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, e cila ofron shërbime dhe ekspertizë për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje dhe komunitet.

Aspektet kryesore të veprimtarisë së qendrës përfshijnë:

· Parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të gjitha formave të dhunës, si dhe parandalimin e problemeve që shkaktojnë fenomene të tilla.

· Rehabilitimin dhe riintegrimin e viktimave të dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

· Ngritjen e kapaciteteve për përfaqësuesit e institucioneve publike dhe private.

· Lobimin dhe advokimin për të kontribuar në krijimin e një mjedisi politik dhe legjislativ i cili u përgjigjet çështjeve kryesore të të drejtave të vajzave, grave dhe fëmijëve në vend.

 

 

Përshkrimi i projektit/nismës

Në kuadër të zbatimit të projektit “Rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes, për një përgjigje sa më të mirë ndaj viktimave të trafikimit në Shqipëri” financuar nga Porticus Vienna u synua fuqizimi i sistemit të mbrojtjes për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit nëpërmjet vleresimit të aksesit për shërbime dhe kuadrit ligjor në Shqipëri, si edhe fuqizimi i kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve për zbatimin e legjislacionit, politikave sociale dhe praktikave më të mira për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit.

Tre ishin ndërhyrjet kryesore të projektit:

(a) Fuqizimi i sistemit të mbrojtjes me njohuritë dhe kapacitetet e nevojshme profesionale, për të mundësuar mbrojtjen sociale, duke respektuar të drejtat e viktimave dhe përfshirjen sociale. Për këtë qëllim, u zhvilluan kërkime mbi aksesin dhe cilësinë e shërbimeve për viktimat e trafikimit, si dhe trajnime me aktorë të ndryshëm për të zhvilluar njohuri dhe praktika në lidhje me legjislacionin dhe Procedurat Standarde të Veprimit, si dhe qasjet me në qendër viktimat dhe traumat. Mentorimi me aftësi profesionale i Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve për të forcuar rolin dhe përgjegjësitë e tyre ndaj fëmijëve viktima të trafikimit për të siguruar shërbimet e duhura për këta fëmijë.

(b) Përmirësimi i legjislacionit në përputhje me acquis të BE-së, përmes zhvillimit të një studimi dhe rekomandimeve për politikëbërësit dhe zbatuesit e politikave për të realizuar një avokim efektiv për të përmirësuar sistemin e mbrojtjes. Zbatimi i praktikave më të mira në mbrojtjen ligjore të viktimave përmes mentorimit dhe avokimit të cilat u mundësuan viktimave akses më të mirë në drejtësi dhe mekanizma më të mirë për të siguruar mbrojtjen e tyre.

(c) Qasja fuqizuese për viktimat e trafikimit nëpërmjet informacionit mbi të drejtat e tyre dhe pajisjes me mjetet e nevojshme për rritjen ekonomike dhe sociale nëpërmjet granteve, trajnimeve dhe mentorimit, të cilat garantuan riintegrim më të mirë social dhe përfshirje sociale për të forcuar rolin e tyre si “forcë e ndryshimit” për sistemin.

Arsyetimi për shërbimin

Qendra “Vatra” është në kërkim të një shoqërie të certifikuar për kryerjen e një auditimi specifik për Projektin “Rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes, për një përgjigje sa më të mirë ndaj viktimave të trafikimit në Shqipëri”, të financuar nga Porticus Vienna për periudhën shtator 2022 – 30 qershor 2024.

Auditimi do të kryhet në bazë vjetore. Auditimi do të mbulojë periudhën shtator 2022 – 30 qershor 2024.

Objektivat dhe qëllimi i auditimit

Objektivi është auditimi i raportit financiar për periudhën shtator 2022 – 30 qershor 2024, të paraqitur pranë Porticus Vienna, dhe dhënia e një opinioni të audituesve sipas ISA 800/805 në lidhje me pajtueshmërinë e raportit financiar për projektin “Rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes, për një përgjigje sa më të mirë ndaj viktimave të trafikimit në Shqipëri”

II. Detyrat shtesë; sipas procedurave të rëna dakord në ISRS 4400, rishikimi i fushave të mëposhtme në përputhje me termat e referencës në vijim

· Të shqyrtohet nëse kostot për pagat të cilat i ngarkohen projektit/programit janë regjistruar përgjatë vitit në mënyrë sistematike, si dhe të shqyrtohet nëse kostot për pagat mund të verifikohen përmes një dokumentacioni mbështetës të mjaftueshëm.

· Të shqyrtohet nëse raporti financiar përmban për secilin nga zërat e buxhetit një krahasim midis kostove/shpenzimeve reale për aktivitetet dhe kostove/shpenzimeve të reflektuara, të miratuara nga Porticus Vienna për periudhën përkatëse.

· Në bazë të materialitetit (rëndësisë) dhe riskut, audituesi duhet të shqyrtojë nëse ka dokumentacion mbështetës në lidhje me kostot e mbuluara.

· Të shqyrtohet nëse qendra “Vatra” ka zbatuar rekomandimet e audituesve të mëparshëm të këtij projekti.

· Të shqyrtohet nëse fitimet dhe humbjet nga këmbimi valutor janë reflektuar sipas parashikimit në marrëveshje dhe në shtojcat e saj.

· Të shqyrtohet pajtueshmëria e Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” me legjislacionin tatimor në fuqi, në lidhje me taksat dhe tarifat e sigurimit social.

· Të shqyrtohet nëse Qendra Psiko-Sociale “Vatra” ka respektuar udhëzimet e prokurimit të parashikuara në marrëveshjen me Porticus Vienna.

· Të shqyrtohet nëse balanca dalëse për periudhën e mëparshme është e njëjtë me balancën hyrëse për periudhën aktuale.

· Nëse “Vatra” përdor si parim kontabiliteti metodën me bazë arkëtimesh-pagesash të modifikuar, audituesi duhet të arsyetojë nëse parimi i përdorur i kontabilitetit është i pranueshëm për këtë lloj raporti financiar..

· Të vlerësohet mënyra sesi qendra “Vatra” ka zbatuar masat për zbutjen e riskut të identifikuara për projektin “Rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes, për një përgjigje sa më të mirë ndaj viktimave të trafikimit në Shqipëri”.

Ndjekja e fondeve të transferuara te partnerët zbatues

· Të shqyrtohet nëse ka një zinxhir të pandërprerë të raporteve të auditimit financiar sipas kërkesave të parashikuara në marrëveshjen ndërmjet Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” dhe Porticus Vienna për fondet e shpenzuara për këtë projekt. Shqyrtimi duhet të përfshijë verifikimet e të gjitha raporteve financiare të audituara, si dhe verifikimin e të gjitha “Certifikatave të raporteve përfundimtare financiare dhe narrative nga organizata marrëse për fondet e ofruara nga donatori”.

· A janë kërkesat për raportimin e fitimeve/humbjet nga këmbimi valutor të njëjta me ato të parashikuara në marrëveshjen ndërmjet Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” dhe Porticus Vienna?

III. Raportimi

Qëllimi i auditimit duhet metodologjia e përdorur duhet të deklarohen në raport.

Raporti duhet të nënshkruhet nga auditues përgjegjës (jo vetëm nga firma e auditimit) dhe të titullohet.

Raportimi nga audituesi duhet të përmbajë një raport të audituesit të pavarur në përputhje me formatin standard të ISA 800/805, dhe opinioni i audituesit duhet të deklarohet qartë, si dhe të paraqitet një letër përfaqësimi me gjetjet e auditimit dhe dobësitë e identifikuara gjatë procesit të auditimit. Pavarësisht materialitetit (rëndësisë), audituesi duhet të përcaktojë shumën e shpenzimeve për të cilat nuk ka një dokumentacion mbështetës të mjaftueshëm. Audituesi duhet të japë rekomandime për trajtimin e dobësive të identifikuara, dhe rekomandimet duhet të paraqiten me rend përparësie. Nëse audituesi vlerëson se gjatë auditimit nuk është identifikuar asnjë gjetje apo dobësi që do të rezultonte në hartimin e një letre përfaqësimi, në raportin e auditimit duhet të jepet një shpjegim në lidhje me këtë vlerësim.

Masat e marra nga organizata për trajtimin e dobësive të identifikuara në auditimet e mëparshme duhet të paraqiten gjithashtu në letrën e përfaqësimit.

Detyrat shtesë sipas procedurave të rëna dakord në paragrafin III të ISRS 4400, duhet të raportohen veçmas në një “Raport të gjetjeve faktike”.

Nëse audituesi kryen një detyrë shtesë sipas ISRS 4400 dhe vlerëson se vërejtjet e paraqitura në “Raportin e gjetjeve faktike” përfshijnë informacionin që do të përfshihej në një letër përfaqësimi, nuk është nevoja të hartohet një letër përfaqësimi. Në këtë rast, “Raporti i gjetjeve faktike” duhet të përfshijë shpjegimin përse nuk është hartuar një letër përfaqësimi.

Kualifikimi ose njohuritë e specializuara / përvoja e kërkuar

· Shoqëri e regjistruar në IEKA;

· Shoqëri e njohur ndërkombëtarisht;

· Minimumi 10 vite përvojë pune, do të preferohej përvoja shtesë;

· Përvojë me auditimin financiar të financimeve nga donator.

Afati kohor:

Raporti përfundimtar i auditit duhet të paraqitet brenda datës 20 korrik 2024

Dorëzimi i aplikimeve:

Të gjitha aplikimet duhet të paraqesin propozimin teknik, duke përfshirë:

· Një CV të shoqërisë,

· Një kopje të NIPT-it,

· Regjistrimin në IEKA,

· CV-të e anëtarëve kryesorë të stafit,

· Një përshkrim i shkurtër i mënyrës sesi do të projektohet dhe zbatohet detyra (Metodologjia e Auditimit)

· Ofertën financiare. Numrin e ditëve të punës dhe tarifën për çdo ditë pune

Aplikantët mund t’i paraqesin aplikimet e tyre në forme zyrtare brenda datës 25 maj 2024, ora 17:00, në adresën e mëposhtme:

 

Adresa:

Qendra Psiko- Sociale “Vatra”

Rruga: Nermin Vlora Falaski,
Nd.13, Kati III, Ap 8. 9402
Vlorë – Albania

Kriteret e vlerësimit

Përzgjedhja e individit do të bazohet te:

Kriteret
Pikët
Përvoja e punës
60
Oferta financiare
40

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *