Njoftim për kontraktim konsulent i jashtëm financiar

Njoftim për kontraktim konsulent i jashtëm financiar

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” kërkon të kontraktojë konsulent të jashtëm financiar për të mbështetur stafin e departamentit të financës të organizatës.

Konsulenti financiar do të jetë përgjegjës për ofrimin e mbështetjes në funksionet e ndryshme të menaxhimit financiar, të cilat përfshijnë rishikimin e sistemit të menaxhimit financiar, analizën financiare, raportimin financiar, kontrollin e dokumentave, trajnimin dhe monitorimin e performancës financiare.

Termat e referencës

1. Qellimi dhe detyrat

Qëllimi kryesor i punës: Mundëson funksionimin efektiv të Departamentit të Financave

Detyrat lidhur me kontabilitetin dhe financen:

a. Mbështetje në përdorimin e duhur të Programit Financiar – Biznesin Alpha.

b. Merr pjesë në regjistrimin e të dhënave kontabël të të gjitha transaksioneve të organizates në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.

c. Trajnimi i stafit te departamentit te finances:

– për regjistrimin e shpenzimeve sipas faturave, kontratave etj.

– për regjistrimin e transaksioneve bankaredhe cash në programin financiar

– përrakordimin e shpenzimeve me buxhetet sipas donatorëve të ndryshëm

– në kuadrin e përgjithshëm të përgatitjes së Pasqyrave Financiare

– kontabilizimin e instrumenteve financiare, inventareve, aktiveve afatgjata etj.

– mbi njohjen, matjen dhe parimet e vlerësimit te mepasshem të granteve dhe të ardhurave

d. Kontrolli i të gjitha transaksioneve të organizatës bazuar në Standardet Kombetare te Kontabilitetit dhe Legjislacionin Fiskal.

e. Trajnimi i stafit te finances për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe Legjislacionin në Fuqi për Organizatat Jo-ProfitimPrurese

f. Sigurimi që në fund të periudhes se raportimit financiar kartelat e llogarive kontabel jane te rakorduara

g. Rishikimi dhe konsolidimi në fund të periudhës së të gjitha transaksioneve për secilin projekt

h. Merr pjesë dhe kontribuon në përgatitjen e Raportimit Financiar

2. Perputhshmeria

 

Shërbimet e ofruara duhet të sigurojnë përputhjen me rregulloren e brendshme të Organizatës, si dhe ligjet dhe rregulloret që prekin Organizatat Jo-Fitim Prurese. Kontabilitizimet duhet të jetë në përputhje të plotë me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.

3. Procedura e vlerësimit

 

Proceduara e përzgjedhjes së ekspertit financiar do të bazohet në një analizë kumulative duke marr në konsideratë kombinimin e kualifikimeve të kandidatëve dhe shumën e propozuar për kryerjen e punës.

Kritere teknike – 70% e vlerësimit total – pikët maksimale: 70;

Kriteri A: Diplomë në Financë – pikët maksimale: 10;

Kriteri B: Ekperienca në kontabilitet – pikët maksimale: 30;

Kriteri C: Eksperienca në Sistemin e Kontabilitetit Alfa Biznes – pikët maksimale: 30;

Kriteri Financiar: 30% e vlerësimit total – pikët maksimale: 30.

Ju lutem dorëzoni brenda datës 30 Mars 2018 dokumentacionin e mëposhtëm pranë Qendrës “Vatra”:

· CV

· Kopje diplome dhe listë notash

· Certifikata trajnimesh

· Referenca, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *