NJOFTIM PËR KONTRAKTIM AVOKAT

Në kuadër të Projektit “Rritja e aksesit të viktimave të të gjitha llojeve të dhunës në drejtësi dhe përmirësimi i shërbimeve ligjore për to” Qendra Vatra kërkon të kontraktojë një avokate për ofrimin e shërbimit ligjor për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, trafikimit dhe abuzimit seksual. Shërbimi kërkohet për zbatimin e projektit të Qendrës Psiko-Sociale Vatra: “Rritja e aksesit të viktimave të të gjitha llojeve të dhunës në drejtësi dhe përmirësimi i shërbimeve ligjore për to”, të mbështetur nga projekti “Përfshirja sociale për një sistem drejtësie funksional dhe të hapur në Shqipëri”, të zbatuar nga Save the Children, në partneritet me QSHPLI të financuar nga fondet e Bashkimit Europian. Projekti synon mbrojtjen ligjore të viktimave të dhunës në familje, trafikimit dhe abuzimit seksual dhe të përmirësojë reagimin e strukturave të zbatimit të ligjit në mbështetje të viktimave në Qarkun e Vlorës. Në mbështetje të këtij qëllimi do të punohet në drejtim të përmirësimit të qasjes në drejtësi përmes ndihmës juridike falas për viktimat e dhunës në familje trafikimit dhe abuzimit seksual dhe përmirësimin e informimit dhe ndërgjegjësimit publik mbi legjislacionin për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, trafikimit dhe abuzimit seksual.

Ju lutem dorëzoni brenda datës 15 Janar 2018 dokumentacionin e mëposhtëm pranë Qendrës “Vatra”

CV
Kopje diplome
Certifikata trajnimesh
Kopje e licencës së avokatit
Kopje e licencës së psikologut
Referenca, etj.

Termat e Referencës

 

1. Projekti për të cilin po kontraktohet shërbimi
Shërbimi kërkohet për zbatimin e projektit të qendrës Psiko-Sociale Vatra: “Rritja e aksesit të viktimave të të gjitha llojeve të dhunës në drejtësi dhe përmirësimi i shërbimeve ligjore për to” të mbështetur nga projekti “Përfshirja sociale për një sistem drejtësie funksional dhe të hapur në Shqipëri”, të zbatuar nga Save the Children, në partneritet me në partneritet me QSHPLI të financuar nga fondet e Bashkimit Europian.

Projekti “Rritja e aksesit të viktimave të të gjitha llojeve të dhunës në drejtësi dhe përmirësimi i shërbimeve ligjore për to” i financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Save the Children in Albania në partneritet me Qendra e Sherbimeve dhe Praktikave Ligjore te Integruara ne kuader te Projektit “Angazhimi Qytetar për një Sistem Gjyqësor Funksional dhe Akses në Drejtësi në Shqipëri.

Projekti ka si qëllim mbrojtjen ligjore të viktimave të dhunës në familje, trafikimit dhe abuzimit seksual dhe të përmirësojë reagimin e strukturave të zbatimit të ligjit në mbështetje të viktimave në Qarkun e Vlorës, (Bashkia Vlorë me njësitë administrative: Qendër Vlorë, Novoselë, Shushicë, Orikum; Bashkia Selenicë – njësitë administrative Selenicë, Vllahinë, Armen, Sevaster, Kotë, Brataj; Bashkia Himarë : njesitë administrative Himarë, Horë-Vranisht, Lukovë), nëpërmjet: a. ngritjes së klinikës ligjore falas të përbërë nga 2 avokate dhe 2 psikologe; b. Edukimit dhe përfshirjes së të të rinjve të departamentit të drejtësisë në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë në dhënien e shërbimeve ligjore për viktimat e dhunë, trafikimit dhe abuzimit seksual duke krijuar skuadra pro-bono në mbështetje të klinikës ligjore; c. aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe informuese me komunitetin në 13 Njesitë Administrative të Qarkut të Vlorës (publikime, aktivitete publike, seancë informuese me komunitetin dhe nxënës të shkollave 9-vjecare dhe të mesme, etj).

2. Konteksti

Që prej më tepër se 10 vite Vatra ka analizuar dhe ka trajtuar çështjen e dhunës në familje. Dhuna në familje dhe krimi brenda familjes është një problem mjaft shqetësues për shoqërinë shqiptare. Situata e vështirë ekonomike dhe varfëria ekstreme e shumë familjeve shqiptare, shkakton fenomenin e dhunës në famile. Ky konkluzion është jo vetëm në bazë të të dhënave të nxjerra nga Vatra (të marra nga rastet e asistuara), por edhe në bazë të raporteve të organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Aprovimi i ligjit “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëiniet familjare” në vitin 2006, përfshirja në kodin penal të RSH në vitin 2012 dhe ndryshimet në Kodin Penal në vitin 2013 duke përfshirë dënime më të rënda për autorët ishin arritje në fushën e legjislacionit kombëtar në mbrojtje të viktimave të dhunës në familje. Sigurisht miratimi dhe përmiresimi i ligjit “Për masat ndaj dhunës në marrëdheniet familjare” ka dhënë impaktin e vet në rritjen e numrit të rasteve të cilat denoncojnë dhunën nga viti në vit, por sigurisht ka akoma shumë probleme në implementimin e këtij ligji si dhe në nivelin e informimit të publikut dhe vecanërisht grupeve vulnerable. Në këtë kuadër projekti do të synojë informimin e komunitetit në zonat rurale të Qarkut të Vlorë (13 njësi administrative) lidhur me ligjin për ndihmën juridike falas, ligjin “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëiniet familjare” por dhe lidhur me shërbimet që Klinika Ligjore do të ofrojë.

Vatra është angazhuar gjatë këtyre viteve në dhënien e ndihmës juridike falas bazuar në ligjin nr. 10039, datë 22/12/2008 “Për ndihmën juridike” i cili parashikon ofrimin e ndihmës juridike falas nga shteti për grupet vulnerable, ndër të cilat edhe viktimat e dhunës dhe trafikimit. Faktikisht deri më sot asnjë viktimë e dhunës apo trafikimit nuk ka përfituar nga ky ligj, jo për faktin se viktimat e dhunës nuk kanë informacion mbi këtë të drejtë që iu jep ligji dhe nga ana tjetër Komisionet Shtetërore Rajonale për Ndihmë Juridike (jo në çdo Rajon në Shqipëri) nuk funksionojnë pasi nuk ka buxhet të alokuar për ta. Gjithashtu për të përfituar ndihmën juridike falas, kërkuesit, duhet të përgatisin një numër të madh dokumentash mbështetës, të cilat jo vetëm kanë kosto monetare por edhe kosto në kohë.

Nisur nga insteresi i shumë studentëve të Fakultetit të Drejtësisë për të punuar vullnetarisht pranë Vatrës si dhe për kryerjen e praktikës mësimore, në kuadër të projektit dhe vecanërisht në mbështetje të klinikës ligjore do të krijohen skuadrat pro-bono me student në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë. Evidentojmë dhe vleresojmë mjaft të rëndësihme edukimin dhe angazhimin e këtij target grupi mbi ndihmën që duhet të japin për katergoritë në nevoje me qëllim rritjen e ndjeshmërisë dhe vëmendjes së tyre në të ardhme ndaj këtyre kategorive.

Në mbështetje të sa më sipër Vatra do të kontraktojë tre specialistë: 1 avokat (kohë e plotë)dhe dy psikologe (me kohë të pjesshme) njeri nga të cilat do të ofrojë mbështetje psikologjike për viktimat e dhunës dhe trafikimit dhe psikologu tjetër për fëmijët e viiktimave.

3. Përgjegjësitë:

Detyrat dhe aktivitetet specifike të avokatit dhe psikologeve specifike do të realizohen me termat e referencës si më poshtë:

Do të ofrojë shërbimin në klinikën ligjore.
Do të mirëprese për shërbim ligjor (informim, këshillim, asistencë) cdo rast që do të paraqitet në klinikën ligjore apo që do të referohet nga institucionet bashkëpunuese.
Do të ofrojë këshillim dhe asistencë ligjore për të gjitha rastet që do të paraqiten pranë klinikës ligjore për të kërkuar këtë shërbim;
Do të informojë viktimat e dhunës në familje, trafikimit dhe abuzimit seksual mbi të drejtat e tyre ligjore.
Do të përfaqesojë në Gjykatë/Prokurori gra, vajza dhe fëmijë viktima të dhunës në familje, trafikimit dhe abuzimit seksual.
Do të shoqërojë përfitueset pranë institucionit të policisë dhe do të mbështesë në kërkesën për UMM apo cështje penale të ngritur ndaj dhunuesit/abuzuesit.
Për cdo rast të asistuar do të përgatisë dosjen përkatëse të rastit me të gjithë dokumentacionin përkatës nga momenti i kontaktimit dhe gjithë asistencën e ofruar.
Do të tregojë kujdes të veçantë në punën me viktima të dhunës në familje, trafikimit dhe abuzimit seksual dhe në veçanti me të miturit.
Të dhënat e çdo përfitueseje do të hidhen në data bazën aktuale të Vatrës ku përvec të dhënave për rastet do të hidhen dhe të dhëna për dhunuesit/abuzuesit me qëllim më pas të realizmit të një analizë të fenomenit.
Do të ndjekë ecurinë e çështjeve në Polici, Prokurori, Gjykatë, Përmbarim, etj, sipas nevojave të rastit.
Vlerësimin e kuadrit të brendshëm ligjor dhe atij ndërkombëtar dhe kërkime të thelluara në fushën e mbrojtjes së viktimave.
Do të mbështesë / asistojë studentë të Departamentit të Drejtësisë të Universitetit “Ismail Qemali’, Vlorë për rritjen e aftësive të tyre në hartimin e akt-padive, ndjekjen e seancave në gjykatë, monitorimin e ecurisë së çështjeve gjyqësore etj.
Do të hartojë plan mujor punë si dhe raport mbi shërbimin e kryer cdo fund muaji, duke evidentuar dhe sfidat e vështirësitë.
Do të mbajë kontakte me koordinatorin si dhe drejtuesin e organizatës tek i cili do të raportojë me bazë javore.
Të njoftojnë menjëherë drejtuesit e organizatës për çdo incident apo situatë që ka të bëjë me punën në veçanti me përfituesit.

4. Rezultatet e pritshme dhe të matshme:

Keshillim dhe asistence në kliniken ligjore për zgjidhjen e cështjeve ligjore te viktimave të dhunës, trafikimit dhe abuzimit seksual dhe femijë të tyre dhe përmiresimin e stabilizimin e situatës psikologjike te tyre nga zonat urbane e suburbane të Qarkut të Vlorës (si dhe raste nga qarqe të tjera që do të referohen nga institucione të ndryshme).
Mbështetje e studentëve të Departamentit të Drejtësisë të Universitetit “Ismail Qemali” nëpërmjet trajnimeve në lidhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, trafikimit dhe abuzimit seksual, dhënien e këshillimeve ligjore, etikën profesioanle, hartimin e akt-padive, edukimin ligjor për komunitetin, kryerjen e monitorimit te zbatimit të legjislacionit në fuqi nga institucuionet e drejtësisë kryesisht nga Gjykata , etj.
Informimi i grave, vajzave dhe burra që vijnë nga familje me probleme sociale dhe ekonomike në zona rurale të Qarkut Vlorë (13 njësi administrative) nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre në seanca informuese. Gjatë këtyre takimeve do të rritet niveli i informacionit dhe ndërgjegjesimit të tyre rreth legjislacionit në fuqi në mbrojtje të viktimave të dhunës. trafikimit dhe abuzimit seksual dhe shërbimeve ekzistuese për to. Do të punohet me këtë target grup në zonat rurale duke qënë se aksesi në informacion është më i ulët krahasuar me zonat urbane;
Edukimi dhe informimi i fëmijëve, nxënës të shkollave 9-vjecare dhe të mesme nga 13 njësitë administrative të Qarkut të Vlorës në lidhje me të drejtat e tyre nëpërmjet realizimit të seancave informuese në shkolla.
Mbeshtjetja dhe dhënie e ekspertizës për përfaqesues të institucioneve të policisë së shtetit nga ana e avokatëve të klinikës ligjore në drejtim të hartimit të akt-padive për viktimat e dhunës, trafikimit dhe abuzimit seksual si edhe në trajtimin me dinjitet dhe respektimin e të drejtave të tyre.
Sensibilizimi dhe informimi i komunitetit në tërësi, nëpërmjet aktiviteteve që do të realizohen në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunes dhe shpërndarjes se materialeve informuese gjatë këtyre aktiviteteve dhe aktivitete të tjera që Vatra do të organizojë në kuadër të projektit.
Respektimi i standarteve dhe menaxhimi i mirë i punës edhe kur punon nën presion.
Të qënit e ndërgjegjshme për vështirësitë e punës dhe kërkimi i suportit për të përballuar sfidat emocionale dhe mendore të ngritura nga puna me përfitueset.
5. Monitorimi dhe raportimi
Takime të përjavshme do të realizohen midis stafit të projektit dhe avoaktit e dy psikologëve, të përcaktuara në kalendarin e planit të punës;
Raportet do të dorëzohen pranë koordinatorit të projektit çdo datë 5 të muajit pasardhës;
6. Indikatorët e performances
Realizimi i kënaqshëm i të gjitha detyrave që do të realizohen në kuadër të kontratës së punës.
Akses më i lartë në institucionet e drejtësisë viktimave të dhunës, trafikimit dhe abuzimit seksual jo vetëm nga zona urbane por dhe ato suburbane ku niveli infomimit dhe ndërgjegjësimit në lidhje me këtë çështje është më i ulët.
Sistem referimi efikas i viktimave të dhunës, trafikimit dhe abuzimit seksual në zbatim të mekanizmit Lokal të Dhunës në Familje si dhe i planit lokal të mbrojtjes së fëmijëve.
Përmirësimi i situatës psikologjike i rasteve viktima të dhunës, trafikimit dhe abuzimit seksual dhe fëmijëve të tyre.
Metodologji bashkëpunuese veprimi ndërsektoriale më efikase dhe e përmiresuar në drejtim të referimit për shërbime ligjore dhe psikologjike.
Rritje ndjeshmërisë dhe angazhim më i madh i institucioneve të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës në trajtimin dhe mbrojtjen e rasteve të dhunës, trafikimit dhe abuzimit seksual duke respektuar dhe zbatuar korektësisht legjislacionin në fuqi.
Numër më i lartë i grave, vajzave e fëmijëve të (por dhe meshkuj nëse do të paraqiten apo referohen) shpëtuar nga situata e dhunës, trafikimit dhe abuzimit seksual të referuar jo vetëm gjatë por dhe pas përfundimit të projektit në zona urbane dhe ato suburbane.
Edukim dhe ndërgjegjësim më i lartë i studentëve të departamentit të drejtësisë në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë si kuadro të ardhshëm të institucioneve të drejtësisë apo si prefesionistë të pavarur (avokatë).
Angazhim më i madh i studenteve të departamentit të drejtësisë për dhënie të shërbimeve ligjore për grupet e marxhinalizuara.
Informim më i lartë i studentëve, anëtarëve të komunitetit, fëmijëve (nxënës të shkollave 9-vjecare) në lidhje me legjislacionin shqiptar në mbrojtje të viktimave të dhunës trafikimit dhe abuzimit seksual dhe fëmijëve dhe si rezultat ulje e numrit të rasteve të dhunës, trafikimit dhe abuzimit seksual dhe rritje e numrit të raportimeve të dhunës dhe abuzimit në institucionet e drejtësisë.
Sensibilizim më i lartë i opinionit publik, i të paktën atyre që përdorin median sociale si facebook, mbi mbrojtjen e të drejtave të grave, vazjave dhe fëmijëve viktima të dhunës ,trafikimit dhe abuzimit seksual.
Dorëzimi në afat i raportimeve (plane pune mujore, timesheet dhe raportet).
7. Profili i kërkuar

I. Kriteret:
Avokati duhet te jete i pajisur me Licenesë për ushtrimin e profesionit.
Të ketë experiencë të paktën 3 vjet në ushtrimin e profesionit në menyrë të vecantë çështje familjare civile dhe penale.
Të ketë aftësi të mira të komunikimit me perfituesit, kolegët dhe eprorin, të punojnë në grup, të jetë korekt në respektimin e afateve kohore gjatë ushtrimit të detyrës si avokat si dhe për raportimin etj.
8. Kohëzgjatja e shërbimit të konsulencës

Kohëzgjatja e shërbimit për avokatin është 16 muaj, duke filluar nga Mars 2018 deri në Qershor 2019.
9. Konfidencialiteti

Avokati merr në ngarkim realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të dhëna me drejtësi, përgjegësi dhe konfidencialitet, në përputhje me standardet e sjelljes së organizatës, vecanërisht në lidhje me përdorimin dhe mbrojtjen e informacionit dhe integritetit personal dhe profesional.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *