Në kuadër të “16 Ditëve Ndërkombëtare të Aktivizimit Kundër dhunës ndaj Gruas”, në datën 25 Nëntor me mbështetje financiare të Fondacionit SOROS dhe Bashkisë Vlorë, Qendra Vatra realizoi Marshimin Publik: BASHKË KUNDËR DHUNËS NË FAMILJE DHE SHOQËRI

Aktiviteti u zhvillua në bulevardin kryesor të qytetit të Vlorës për 1 orë. Banderola me sloganin : “Bashkë kundër dhunës në familje dhe shoqëri”, udhëhiqte këtë marshim publik si dhe thirrje dhe mesazhe kundër dhunës u transmetuan nëpërmjet një altoparlanti të vendosur në makinën që shoqëronte marshimin.
Për këtë aktivitet u bashkëpunua dhe me institucione të tjera shtetërore dhe jo shtetërore si : Drejtoria e Policisë Vlorë, Drejtoria e Shëndetit Publik, Universiteti Vlorës, Drejtoria Arsimore Vlorë, Qendra e Gruas “Aulona”, Qendra AULEDA. Në marshimin publik u bashkuan dhe anëtarë të komunitetit.
Gjatë gjithë ditës u shpërndane fjongo simbol të dhunës si dhe fletë – palosje, postera të ngjitura në vende të ndryshme të qytetit. U dhuruan gjithashtu tek pjesëmarrës në aktivitet, bluza të stampuara me mesazhin :
“BASHKË KUNDËR DHUNËS”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *