Menaxher Rasti për ofrimin e shërbimeve multidisiplinare për fëmijët e viktimave të mbijetuara të trafikimit dhe dhunës, si edhe për fuqizimin social-ekonomik të nënave të tyre

Termat e referencës

 

 

 

1. Projekti për të cilin po kërkohet shërbimi

Shërbimi kërkohet për zbatimin e projektit “ Familje e shëndetshme – fëmijë të shëndetshëm! Mbështetje multidisiplinare për fëmijët e viktimave të trafikimit dhe të dhunës në familje në Bashkinë Vlorë” i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri”, të zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri (Tdh) ne partneritet me Qendrën Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC).

Projekti synon të rrisë mirëqënien dhe përfshirjen sociale të fëmijëve të viktimave të mbijetuara të trafikimit dhe dhunës, si dhe të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre përmes ofrimit të shërbimeve multidisiplinare dhe fuqizimit social-ekonomik. Gjithashtu, projekti synon të forcojë sistemin e mbrojtjes së fëmijëve në Bashkinë e vlorës, si edhe të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit në drejtim të mbrojtjes së fëmijëve.

2. Konteksti

 

Menaxheri I rastit do të punojë për menaxhimin e rasteve të fëmijëve të viktimave të trafikimit/ viktimave të mundshme të trafikimit dhe viktimave të dhunës, dhe të nënave të tyre, të cilat do të perfshihen në programin riintegrues të Qendrës Psiko-Sociale Vatra.

Menaxheri i rastit do të nisë punën në muajin Janar 2019 dhe do të zhvillojë punën për identifikimin e nevojave, planifikimit të ndihmës dhe koordinimit për mbështetje multidisiplinare: psikologjike, sociale, shëndetësore, ligjore, edukative për fëmijët dhe nënat e tyre, si edhe për fuqizimin social-ekonomik të nënave të fëmijëve (viktima të trafikimit dhe dhunës) të identifikuar dhe referuar në kuadër të programit të Vatrës në përputhje me MKR-në dhe Procedurat Standarde të Veprimit.

Menaxheri i rastit, do të bashkëpunojë me stafin e projektit, stafin multidisiplinar të programit për vlerësimn dhe menaxhimin e nevojave dhe zbatimin e planit të ndihmës si edhe do të mbajë kontakte të ngushta me ofrues të shërbimeve lokale, shtetërore dhe jo shtetërore, specifikisht me Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, për referimin dhe mbrojtjen e target grupeve të sipërpërmendura, të përfshira në program.

Menaxheri i rastit do të koordinojë punën me stafin e projektit dhe programit për të mbështetur rastet në apartamentet me qera, të ofruara në kuadër të projektit, të cilat do të mbështeten me të njëjtat shërbime multidisiplinare si përfitueset në strehëz, do të monitorojë dhe kryejë vizita mononitoruese në familjet e këtyre rasteve, si edhe do të vlerësojë ecurinë dhe progresin e tyre.

3. Përgjegjësitë:

Menaxheri I rastit do të punojë në përputhje me metodologjinë e hartuar për punën e menaxhimit të rastit në kuadër të projektit. Detyrat dhe aktivitetet e tij specifike do të realizohen me termat e referencës si më poshtë:

· Vlerësimi I nevojave sipas formateve të miratuara në bashkëpunim me stafin e projektit, për përfituesit e projektit;

· Hartimi I planeve të ndërhyrjes për rastet e fëmijëve dhe të nënave në bashkëpunim me grupin multidisiplinar të Vatrës

· Pjesëmarrje në mbledhjet e GTN, që do të realizohen në mbështetje të menaxhimit të rasteve të fëmijëve dhe nënave të tyre

· Bashkëpunimi me NJMF dhe anëtarë të tjerë të GTN në Bashkinë Vlorë, për hartimin dhe zbatimin e planeve të ndihmës për fëmijët që do të trajtohen në komunitet

· Ndërmjetësimi për marrjen e shërbimeve për target grupet me të cilat do të punojë pranë ofruesve të shërbimeve;

· Shpërndarje informacioni (shpërndarja e fletëpalosjes që do të publikohet në kuadër të projektit) te grupet vulnerabël dhe target grupi, për trafikimin njerëzor si edhe për asistencën e mundshme në komunitetin ku jetojnë, si edhe tek ofruesit lokalë të shërbimeve;

· Mbajtja e një rregjistri për aktivitetet e kryera (timesheet);

· Pergatitja e planeve të punës dhe raportimeve duke përdorur formatet e aprovuara të raportimit ;

4. Rezultatet e pritshme dhe të matshme në nivelin e output-eve për menaxherin e rastit:

· Te paktën 30 fëmijë të viktimave/viktimave të mundshme trafikimi dhe viktimave të dhunës, do t’ju vlerësohen nevojat në bashkëpunim me stafin e Vatrës dhe të ofruesve të tjerë të shërbimeve në komunitet.

· Te paktën 30 fëmijë të viktimave/viktimave të mundshme trafikimi dhe viktimave të dhunës, do t’ju hartohet dhe ndiqet për zbatim plani I ndërhyrjes në bashkëpunim me stafin multidisiplinar të Vatrës dhe të ofruesve të tjerë të shërbimeve në komunitet.

· Te paktën 30 fëmijë të viktimave/viktimave të mundshme trafikimi dhe viktimave të dhunës, do do të referohen dhe do t’ju ofrohen sherbime multidisiplinare shëndetësore, psikologjike, ligjore, edukative, sociale pranë programit të Vatrës dhe tek ofruesit e tjerë të shërbimeve.

· Të paktën 20 viktima/viktima të mundshme trafikimi dhe viktima të dhunës do të mbështeten me shërbime multidisipliare dhe aktivitete për fuqizimin ekonomik në strehëz dhe komunitet.

· Të paktën 15 viktima/viktima të mundshme trafikimi dhe viktima të dhunës, si edhe fëmijët e tyre do të mbështeten me shërbime multidisiplinare në strehëz

· Të paktën 5 viktima/viktima të mundshme trafikimi dhe viktima të dhunës, si edhe fëmijët e tyre do të mbështeten me ofrimin e apartamenteve me qera, në jetesë të monitoruar në komunitet

· Të paktën 20 viktima/viktima të mundshme trafikimi dhe viktima të dhunës dhe fëmijët e tyre do të monitorohen dhe vlerësohen gjatë periudhës së marrjes së shërbimeve, si në strehëz edhe në komunitet

· Mbajtja dhe pasurimi i dokumentimit mbështetës për realizimin e aktiviteteve të projektit

· Pasqyrimi I takimeve midis stafit të projektit dhe menaxherit të rastit, të përcaktuara në kalendarin e planit të punës;

· Plane pune dhe raporte mujore, të dërguara pranë koordinatorit të projektit, në përputhje me metodologjinë e monitorimit dhe raportimit;

5. Indikatorët e performances

· Realizimi i kënaqshëm i të gjitha detyrave që do të realizohen në kuadër të kontratës së punës.

· Rritje dhe përmirësimi i cilësisë së jetës të fëmijëve dhe nënave të tyre, viktima/viktima të mundshme të trafikimit dhe të dhunës në familje.

· Rritje e bashkëpunimit me aktorët lokalë të ofrimit të shërbimeve

· Raportim periodik stafit te projektit per ecurine e aktiviteteve.

· Dorëzimi në afat I raportimeve (plane, timesheet dhe raportet)

6. Kohëzgjatja e ofrimit të shërbimit

Kohëzgjatja e shërbimit është 60 ditë pune, përgjatë periudhës Janar – Tetor 2019.

7. Kriteret e përzgjedhjes

Kandidatët që do të aplikojnë për këtë pozicion preferohet të kenë:

· Eksperiencë pune mbi 3 vjet në menaxhimin e rasteve, preferohet për menaxhimin e rasteve të familjeve (nënave me fëmijë, të target grupeve të përcaktuara në projekt)

· Preferohet të jetë diplomuar në Shkenca sociale dhe/ose pedogogjinë sociale, master ne fusha te ngjashme.

· Të ketë aftësi komunikimi të mira, të përshtatshme për të punuar me fëmijët dhe të rriturit vulnerabël

· Të ketë shprehi të mira të punës në grup dhe bashkëpunimit

· Të ketë njohuri të mira mbi politikat që zbatohen në Shqipëri në mbështetje të fëmijëve dhe viktimave të dhunës dhe trafikimit

8. Dokumentacioni I kërkuar

Kandidatët do të dorëzojnë pranë Zyrave të Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në adresën: Rruga: “Nermin Vlora Falaski”, Lagja “Isa Boletini”, Pallati 13, shkalla 1, kati III, në një zarf të mbyllur, deri me datë 10.1. 2019 dokumentat e mëposhtëme:

· CV personale dhe një letër motivimi për angazhimin në këtë pozicion

· Dokumenta të noterizuara të diplomave dhe listave të notave

· Dokumenta të tjera që evidentojnë shprehitë që zotëron

· Vertetim të gjendjes gjyqësore

· Vërtetim të gjendjes shëndetësore (libreze shëndetësore)

9. Procesi I përzgjedhjes

Procesi I përzgjedhjes së dokumentacionit do të realizohet nga Bordi Administrativ I Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me stafin e projektit dhe specialistët (menaxherë rasti) përkatës të Qendrës.

1. Shqyrtimi I dosjeve të kandidatëve nga data 11-12 Janar 2019

2. Njoftimi I kandidatëve për procesin e intervistës me datë 13 Janar 2019

3. Intervistat e kandidatëve me datë 15 janar 2019

4. Njoftimi I kandidatëve për përzgjedhjen me datë 17 janar 2019

5. Fillimi I punës së kandidatit të përzgjedhur me dt. 20 janar 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *