Marshim Publik me temë: “Djemtë dhe burrat, pjesë e zgjidhjes – Tregoni se jeni kundër dhunës!”

Sot më datë 25 Nëntor në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në familje (25 Nëntor-10 Dhjetor), Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, Drejtorinë e Policise Qarku Vlorë, Shërbimin Social Shtetëror, Vlorë, Drejtorinë e Shëndetit Publik, Vlorë, Qendrën “Aulona”, Qendrën Rinore dhe organizata të tjera të shoqërisë civile të Rrethit të Vlorës, organizoi Marshimin Publik me temë: “Djemtë dhe burrat, pjesë e zgjidhjes – Tregoni se jeni kundër dhunës!”, për sensibilizimin e opinionit publik, në veçanti djemve e burrave, lidhur me këtë fenomen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *