Koordinator lokal në Berat

Terma Reference

Koordinator lokal në Berat

I.Shërbimi i kërkuar

Nëpërmjet kësaj thirrje, Qendra “Vatra”, synon të kontraktojë një koodinator lokal në Berat për kooordinimin e punës për implementimin e projektit “Ofrimi i programeve të riintegrimit ekonomik për të paktën 80 të mbijetuara të DHBGJ në bashkitë e Kukësit, Dibrës, Korçës dhe Beratit”.

II. Informacion i Përgjithshëm

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, e cila ofron shërbime dhe ekspertizë për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje e shoqëri. Qendra Psiko-Sociale “Vatra” ka filluar aktivitetin e saj si institucion që prej vitit 1999. Kjo qendër ka si mission parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në shoqëri, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të viktimave të këtyre fenomeneve nëpërmjet programeve të informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare. Grupet e synuara të mbështetura nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra” përfshijnë shtresat në nevojë, veçanërisht gratë, vajzat, të rinjtë dhe fëmijët.

Për më tepër shiko.http://www.qendravatra.org.al/

III.Projekti për të cilin po kontribuohet shërbimi

Shërbimi kërkohet për zbatimin e projektit “Ofrimi i programeve të riintegrimit ekonomik për të paktën 80 të mbijetuara të DHBGJ në bashkitë e Kukësit, Dibrës, Korçës dhe Beratit”, financuar nga UN Women dhe i implementuar nga “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”. D&E bashkëpunon me Qendrën Psiko-Sociale “Vatra” në Vlorë si organizatë partnere e cila do të punojë në bashkinë Berat.

Projekti do të rrisë kapacitetet e autoriteteve lokale në katër bashkitë Kukës, Dibër, Korçë, Berat, si dhe OSHC-të e tjera për adoptimin dhe zbatimin e modeleve efektive për integrimin socio-ekonomik të të mbijetuarve të DHBGJ, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes për të mbijetuarit e DHBGJ.

IV. Përgjegjësitë e koordinatorit lokal:

1. Koordinon punën për implementimin e projektit “Ofrimi i programeve të riintegrimit ekonomik për të paktën 80 të mbijetuara të DHBGJ në bashkitë e Kukësit, Dibrës, Korçës dhe Beratit”

2. Ndjek dhe monitoron procesin e vlerësimit të nevojave të përfituesve;

3. Menaxhon punën për asistimin e grave dhe vajzave të mbijetuara nga dhuna në bashkinë Berat;

4. Vendos dhe mban kontaktet me bashkinë Berat me qëllim realizimin e aktiviteteve të planifikuara në projekt;

5. Është përgjegjëse për realizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të parashikuara në projekt;

6. Në bashkëpunim me Administratorin dhe Menaxherin e Financës kujdeset për realizimin në kohë të pagesave që do të kryhen në kuadër të projektit;

7. Përgatit raporte javore, mujore, të ndërmjetëm dhe final sipas kërkesave të donatorëve;

8. Përgatit Plane Pune javore dhe mujore sipas kërkesave të donatorëve;

9. Mban kontakte me donatorët për raportim dhe realizim të aktiviteteve;

V. Monitorimi dhe raportimi

Takime të përmuajshme do të realizohen midis koordinatorit lokal dhe stafit të organizatës, të përcaktuara në kalendarin e planit të punës.

VI. Indikatorët e performancës

· Realizimi i kënaqshëm i të gjitha detyrave që do të realizohen në kuadër të kontratës së punës.

· Dorëzimi në afat i raportimeve (plane pune mujore, timeshët dhe raportet)

VII. Kohëzgjatja e ofrimit të shërbimit

Kohëzgjatja e shërbimit është duke filluar nga 1 Dhjetor 2021 deri në 30 Nëntor 2022.

VIII. Konfidencialiteti

Ofruesi i shërbimit merr në ngarkim realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të dhëna me drejtësi, përgjegësi dhe konfidencialitet, në përputhje me standardet e sjelljes së organizatës, vecanërisht në lidhje me përdorimin dhe mbrojtjen e informacionit dhe integritetit personal dhe profesional.

IX. Kompetencat dhe aftësitë

Vatra synon të kontraktojë koordinator lokal me këto specifika:

1. Të ketë punuar të paktën 2 vjet në fushën e dhunës me bazë gjinore.

2. Të ketë eksperienca të mëparshme, të ngjashme në identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore.

3. Të jetë njohës/e i/e mirë i legjislacionit, politikave, praktikave dhe Sistemit të Mbrojtjes në Shqipëri.

4. Aftësi të mira komunikuese.

5. Korrektësi në zbatimin në afat dhe me efektivitet të punës.

X. Procesi i aplikimit

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 19 Nëntor 2021 në adresën e emailit zyrtar të Vatrës:info@qendravatra.org.al, materialet si më poshtë:

1. Letër – shprehje interesi

2. Një përmbledhje të shkruar të punës që synojnë të realizojnë (draft kalendar të shpërndarjes së punës; përshkrim të metodologjisë së punës)

3. Kopje të kartës se identitetit

4. CV – profesionale

5. Oferta financiare për realizimin detyrës

6. Referenca- punë të mëparshme të realizuara.

XI. Procesi i përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes së dokumentacionit do të realizohet nga Bordi Administrativ i Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me specialistë përkatës të Qendrës.

Data të rëndësishme:

1. Mbledhja e dokumentacionit të kandidatëve deri me 19 Nëntor 2021

2. Shqyrtimi i dokumentacionit të kandidatëve brenda datës 22 nentor 2020 dhe intervistimi brenda datës 26 Nëntor 2021

3. Njoftimi i kandidatit fitues 26 Nëntor 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *