Konsulencë /ekspertizë për realizimin e një studimi me shtrirje kombëtare

Konsulencë /ekspertizë për realizimin e një studimi me shtrirje kombëtare, me Temë: “Aksesi dhe cilësia e shërbimeve për Viktimat/viktimat e Mundshme të trafikimit në Shqipëri” dhe per draftimin e fletepalosjeve për institucionet përgjegjëse për identifikimin dhe mbrojtjen e VeT/VMT

Projekti për të cilin po kërkohet shërbimi

Shërbimi i ekspertit/kërkues kërkohet në zbatim të projektit “Rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes, për një përgjigje sa më të mirë ndaj viktimave të trafikimit në Shqipëri” financuar nga Fondacioni Katolik Europian.
Nëpërmjet këtij projekti synohet fuqizimi i sistemit të mbrojtjes për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit, synim që do të realizohet nëpërmjet vleresimit të aksesit për shërbime dhe kuadrit ligjor në Shqipëri, si edhe fuqizimit të kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve për zbatimin e legjislacionit, politikave sociale dhe praktikave më të mira për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit.

Shërbimi i kërkuar

Shërbimi i ekspertit/kërkuesit, kërkohet për dy qëllime:
Realizimin e një studimi në shkallë kombëtare, për të eksploruar situatën dhe për të gjeneruar rekomandime në lidhje me ofrimin e shërbimeve për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit dhe monitorimin e tyre. Audienca e synuar për kërkimin do të jenë agjensitë dhe institucionet, përgjegjës për ofrimin e shërbimeve dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, institucionet politikëbërëse, agjensitë monitoruese, si edhe donatorët që mbështesin shërbimet.
Draftimin e 7 fletëpalosjeve me treguesit për identifikimin dhe hapat për mbrojtjen e VeT/VMT (Policia e Shtetit dhe Policia e Kufirit, Strukturat e tjera të Policisë, Shërbimi Social Shtetëror, Strukturat e Mbrojtes sociale në Bashki dhe NJMF/ Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijëve, Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Institucionet e Sistemit Arsimor, Institucionet e Kujdesit Shëndetsor)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *