Konkursi me nxënës të shkollave të mesme me temë: “Trafikimi i personave është krim! Bashkohu edhe ti për ta ndaluar atë!”.

26 Maj 2015 – Në kuadër të projektit “Rritja e informimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit dhe strukturave shtetërore dhe jo-shtetërore të Rrethit të Vlorës për trafikimin e qënieve njerëzore”, financuar nga Ambasada e SH.B.A.-së në Tiranë, Qendra “Vatra” në bashkëpunim dhe me Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Bashkia Vlorë organizoi konkursin me nxënës të shkollave të mesme me temë: “Trafikimi i personave është krim! Bashkohu edhe ti për ta ndaluar atë!”. Shkollat pjesëmarrëse në konkurs ishin: “Jani Minga”, “Ali Demi” dhe “Pavarësia”. FITUES TË KONKURSIT ISHIN NXËNËSIT E SHKOLLËS SË MESME “PAVARËSIA”. Falenderojmë nxënësit, mësuesit mbështetës si dhe Drejtoritë e Shkollave të Mesme “Pavarësia”, “Ali Demi”, “Jani Minga” për bashkëpunimin në këtë projekt. Falenderojmë gjithashtu Drejtorinë Rajonale Arsimore, Vlorë për mbështetjen e dhënë në realizimin e aktiviteteve tona ndërgjegjësuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *