Konferencë Kombëtare

Në datën 24 Tetor, Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, organizoi Konferencën Kombëtare me temë: “Trafikimi i personave është krim! Bashkohu edhe Ti për ta ndaluar atë!”
“Vatra, 15 vjet Arritje dhe Sfida në Luftë Kundër Trafikimit të Personave në Shqipëri”.

Konferenca solli së bashku institucione shtetërore, organizata të shoqërise civile, institucione dhe donatorë ndërkombëtarë të cilët kanë mbështetur dhe mbështesin përpjekjet kombëtare në antitrafikim.

Në këtë Konferencë u ndanë arritjet në nivel kombëtar në luftën kundër trafikimit të personave dhe u identifikuan sfidat e ardhshme dhe hapat e mëtejshem, bazuar në arritjet dhe mësimet e nxjerra.

Konferenca u mbështet financiarisht nga: Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Ambasada e SHBA-së në Tiranë, Fondacioni Kvinna till Kvinna, Suedi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *