Komunikime të organizatës

Lajmi tragjik i gruas 41 vjecare

Lajmi tragjik i gruas 41 vjecare, nënë e 4 fëmijëve të mitur, e cila i ka dhënë fund jetës së saj pasi është dhunuar, shantazhuar dhe bullizuar, është një KËMBANË ALARMI për situatën e dhunës ndaj vajzave dhe grave në shoqërinë shqiptare.

Familjarët janë shprehur se gruaja kishte 25 vjet që dhunohej nga bashkëshorti i saj. Ky rast shpreh qartë mentalitetin patriarkal vrasës që ekziston në shoqërinë tonë; neglizhimin e familjes, komunitetit e vet institucioneve për ta larguar nga situata e dhunës viktimën dhe fëmijët e saj ; lirinë e njerëzve për të bullizuar, nëpërkëmbur e denigruar figurën e një gruaje.

Lexo më shumë

Qendra “Vatra” vlerëson të rëndësishme:

⁃ Vijimin e hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara drejtësisë të personave të përfshirë në ngjarje, bashkëshortin dhe krijuesit e videove bullizuese në TikTok, që po kthehet në rrjetin më të përdorshëm social, duke i shkaktuar asaj gjendje të rëndë psikologjike deri në kryerjen e aktit të vetvrasjes;

⁃ Koordinimin e veprimeve nga sistemi i mbrojtjes/ mekanizmi lokal i referimit të viktimave të dhunës me qëllim marrjen e masave për mbrojtjen e fëmijëve të viktimës dhe mbështetjen e familjes nga strukturat lokale;

⁃ Rishikimin e ligjeve për sjelljen në botën digjitale dhe marrjen e masave për dhunuesit dhe abuzuesit online;

⁃ Intensifikimin e fushatave të parandalimit me qëllim sensibilizimin e komunitetit të gjerë për fenomenin e dhunës, pasojat tek viktimat dhe fëmijët e tyre dhe informimin për hartën e shërbimeve mbështetëse nga strukturat lokale dhe organizatat e shoqërisë civile.

ËSHTË NEVOJA PËR MASA EMERGJENTE!

Drejtësia të flasë, fajtorët të dënohen!

Organiazat e shoqërisë civile që punojnë për mbrojtjen e të drejtave të grave, të drejtave të njeriut, aktivistë të shoqërisë civile, anëtarë të mediave dhe gazetërë të lirë, profesionistë të lirë të fushës sociale, protestojnë sot përpara Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, duke kërkuar:

Mbrojtjen e viktimës së abuzimit seksual!

Dënimin e autorëve të veprës Penale!

Abuzimi seksual i vajzës 26 vjeçare, nga një grup dhunuesish, tashmë është bërë mediatik prej ditësh.

Disa prej nesh janë njohur me rastin edhe nëpërmjet familjarëve apo vetë viktimës, gjendja është ALARMANTE!

Lexo më shumë

Ndaj ne si organizata të shoqërisë civile kërkojmë vëmendje maksimale për mbrojtjen e viktimës dhe dënimin e autorëve. Ashtu siç kemi parë në media dhe nga komunikimet tona me institucionet shtetërore, aktualisht vajza është e pambrojtur nga shteti.

E abuzuara apo kërcënuara sot nuk është në një qendër të sigurisë së veçantë! Qendra të cilat janë ligjërisht vendet ku e abuzuara duhet të marrë trajtimin e duhur.

Trauma që lë përdhunimi tek viktimat e dhunës seksuale janë afatgjata , ndaj kërkojmë vëmendjen e secilit.

Kërkojmë nga ju të hetoni rastin më paanësi, duke mos rënë pre e presioneve apo kërcënimeve, autorët këtë herë kanë emër!

Kërkojmë nga ju:

-Të hetohen personat që kërcënuan të abuzuarën në spital.

-Të hetohen personat që kanë kërcënuar familjarët.

-Të hetohen përgjegjësit për moslejimin e  trajtimit të vajzës në qendra të sigurisë së lartë (e përcaktuar kjo me ligj).

-Të dënohen maksimalisht të arrestuarit dhe shpallurit në kërkim për këtë vepër penale të rëndë.

Kërkojmë nga ju, të jeni jo vetëm njerëz të ligjit në këtë rast, por të jeni prindi, vëllai dhe motra e vajzës.

-Kërkojmë të mbroni dinjitetin dhe personalitetin e viktimës së veprës penale ashtu siç parashikohet në Konventën e të Drejtave të Njeriut dhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ne jemi të gatshme që përmes profesionisteve ligjore dhe sociale të ofrojmë ndihmë juridike falas për viktimën e veprës penale si edhe mbështetje sociale e psikologjike të mëtejshme.

Jemi të vetëdijëshme se rasti është në gjendje të rënduar të shëndetit dhe  kërkojmë me ngulm të plotësohen të gjithë procedurat standarte për viktimat e dhunës seksuale duke mbajtur parasysh legjislacionin përkatës.

Kemi shpresë tek ju, këtë herë!

Qendra Psiko -Sociale Vatra

Sot, në Ditën Kundër Trafikimit të BE-së, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të BE-së dhe shteteve anëtare të sigurojnë që viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore të mund të pretendojnë dhe vlerësojnë në mënyrë efektive të drejtat e tyre brenda Bashkimit Evropian

Organiazat e shoqërisë civile që punojnë për mbrojtjen e të drejtave të grave, të drejtave të njeriut, aktivistë të shoqërisë civile, anëtarë të mediave dhe gazetërë të lirë, profesionistë të lirë të fushës sociale, protestojnë sot përpara Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, duke kërkuar:

Mbrojtjen e viktimës së abuzimit seksual!

Dënimin e autorëve të veprës Penale!

Lexo më shumë

Abuzimi seksual i vajzës 26 vjeçare, nga një grup dhunuesish, tashmë është bërë mediatik prej ditësh.

Disa prej nesh janë njohur me rastin edhe nëpërmjet familjarëve apo vetë viktimës, gjendja është ALARMANTE!

Ndaj ne si organizata të shoqërisë civile kërkojmë vëmendje maksimale për mbrojtjen e viktimës dhe dënimin e autorëve. Ashtu siç kemi parë në media dhe nga komunikimet tona me institucionet shtetërore, aktualisht vajza është e pambrojtur nga shteti.

E abuzuara apo kërcënuara sot nuk është në një qendër të sigurisë së veçantë! Qendra të cilat janë ligjërisht vendet ku e abuzuara duhet të marrë trajtimin e duhur.

Trauma që lë përdhunimi tek viktimat e dhunës seksuale janë afatgjata , ndaj kërkojmë vëmendjen e secilit.

Kërkojmë nga ju të hetoni rastin më paanësi, duke mos rënë pre e presioneve apo kërcënimeve, autorët këtë herë kanë emër!

Kërkojmë nga ju:

-Të hetohen personat që kërcënuan të abuzuarën në spital.

-Të hetohen personat që kanë kërcënuar familjarët.

-Të hetohen përgjegjësit për moslejimin e  trajtimit të vajzës në qendra të sigurisë së lartë (e përcaktuar kjo me ligj).

-Të dënohen maksimalisht të arrestuarit dhe shpallurit në kërkim për këtë vepër penale të rëndë.

Kërkojmë nga ju, të jeni jo vetëm njerëz të ligjit në këtë rast, por të jeni prindi, vëllai dhe motra e vajzës.

-Kërkojmë të mbroni dinjitetin dhe personalitetin e viktimës së veprës penale ashtu siç parashikohet në Konventën e të Drejtave të Njeriut dhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ne jemi të gatshme që përmes profesionisteve ligjore dhe sociale të ofrojmë ndihmë juridike falas për viktimën e veprës penale si edhe mbështetje sociale e psikologjike të mëtejshme.

Jemi të vetëdijëshme se rasti është në gjendje të rënduar të shëndetit dhe  kërkojmë me ngulm të plotësohen të gjithë procedurat standarte për viktimat e dhunës seksuale duke mbajtur parasysh legjislacionin përkatës.

Kemi shpresë tek ju, këtë herë!

Letër e hapur

Drejtuar:   Televizionit Kombëtar Klan – Programit  “Aldo Morning Show”.

Z. Albert Dumani, Drejtor i Programacionit në TV KLAN

Lexo më shumë

Për dijeni:                  Autoritetit të Medias Audiovizive

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Këshillit Shqiptar të Medias

Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë

Shoqatës së Mediave Elektronike Shqiptare

Shoqatës së Gazetarëve për Drejtësi

Lënda:   Mbi dezinformimin dhe gjuhën diskriminuese të përdorur gjatë emisionit “Aldo Morning Show”, datë 09 mars 2023

Të nderuar/a përfaqësues/e të programit: “Aldo Morning Show”, pranë Televizionit Kombëtar Klan,

Ju drejtohemi në emër të një grupi organizatash që punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të të drejtave të vajzave dhe grave si të drejta të njeriut, me fokus të veçantë viktimat e dhunës me bazë gjinore. Duke shprehur konsideratën për punën dhe detyrën tuaj për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve në mënyrë korrekte, po ashtu, duke shpresuar në bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj, ju drejtohemi  me shqetësim lidhur me trajtimin e kontributit dhe punës së organizatave që punojnë në mbrojtje të të drejtave të grave, në emisionin e datës 09 mars 2023.

Gjatë transmetimit të programit, u dezinformua publiku si dhe u përdor gjuhë diskriminuese, denigruese e tallëse ndaj organizatave të cilat punojnë drejtëpërsëdrejti me mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. Konsiderojmë se mënyra e trajtimit të çështjes  justifikon dhe legjitimon dezinformimin dhe gjuhën diskriminuese. Trajtimi jo i drejtë nxit keqkuptime ose moskuptime të cilat krijojnë paragjykime mbi punën e organizatave dhe pengojnë publikun në përgjithësi por edhe vajzat, gratë apo burrat e dhunuar në veçanti të informohen dhe t’i drejtohen për ndihmë këtyre organizatave. Ne gjithashtu kemi besimin që ju mund të bëni punë më të mirë për të luftuar mendësinë problematike të shoqërisë shqiptare që përligj dhunën me bazë gjinore.

Nxitur nga kjo ngjarje, duke u bazuar në nenet e Kodit të Transmetuesve Audiovizivë të AMA-s, kërkojmë bashkëpunimin tuaj për të reflektuar qëndrimet e mëposhtme:

·        Respektimin e parimeve etike gjatë transmetimit të materialeve që kanë të bëjnë me informimin apo dezinformimin e publikut. Raportime dhe trajtime të gabuara të çështjeve që lidhen me dhunën si një ‘burim të ardhurash për OJF-të‘ dhe manipulimi i informacionit i cili mund të nxisë publikun drejt mosbesimit dhe viktima të tjera të heqin dorë nga raportimi i dhunës dhe si pasojë mos të marrin shërbimet ekzistuese. Në nivel shoqëror një qëndrim i tillë i medias përforcon stereotipet gjinore.

·        Ju ftojmë t’i bashkoheni qëndrimeve tona për të ndërtuar një shoqëri ku dhuna nuk tolerohet për asnjë arsye. Qasja shoqërore, e përforcuar edhe nga media ku kërkohet faji tek viktima, ose në këtë rast tek ata/ato që ofrojnë shërbime me përkushtim prej dekadash, duhet të marrë fund.

·        Forcimin e bashkëpunimit mes Medias dhe Shoqërisë Civile nëpërmjet nismave të përbashkëta, me qëllim shkëmbimin e informacionit lidhur me punën dhe investimin në shërbimet sociale të organizatave që punojnë për të drejtat e grave. Media duhet të jetë një faktor emancipues për stereotipet, rolet, pabarazinë gjinore dhe qëndrimet diskrimuese.

·        Sugjerojmë, që të konsultoheni me përfaqësues të fushës paraprakisht në rastet kur trajtoni çështje të lidhura me dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje, për të shmangur trajtimin jo të duhur  të këtyre problematikave madhore të shoqërisë dhe familjeve shqiptare.

Duke besuar në ndërgjegjësimin tuaj si qytetarë dhe profesionistë të medias kërkojmë edhe një herë t`u kushtoni vëmendjen e duhur parashtrimeve tona, si dhe shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Sinqerisht,

1.     AWEN – Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri

2.     Forumi Gruas Elbasan

3.     Gruaja tek Gruaja, Shkodër

4.     Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza

5.     Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Tiranë

6.     Qendra Për Nisma Ligjore Qytetare, Tiranë

7.     Qendra Psiko-sociale “Vatra”, Vlorë

8.     Shoqata Gruaja, Paqja, Siguria, Durrës

9.     Shoqata “Unë Gruaja”, Pogradec

10.  Shoqata “Agritra Vizion”, Peshkopi

11.  Shoqata “Jona”, Sarandë

12.  Zyra për Djem dhe Burra, Shkodër

13.  Zyra për Djem dhe Burra, Tiranë

Letër e hapur

Drejtuar:    Televizionit Kombëtar Klan – Programit  “Aldo Morning Show”.

Z. Albert Dumani, Drejtor i Programacionit në TV KLAN

Lexo më shumë

Për dijeni:

Autoritetit të Medias Audiovizive