Kerkese per konsulence ekspertize ne realizimin e Manualit mbi Çeshtjet Anti-Trafikim

Terma reference

 

Detyrë afatshkurtër – Konsulencë ekspertizë për realizimin e Manualit mbi Trafikimin e Personave, për nxënës të shkollave të mesme

 

 

I. Hyrje

 

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, e cila ofron shërbime dhe ekspertizë për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje e shoqëri. Qendra Psiko-Sociale “Vatra” ka filluar aktivitetin e saj si institucion që prej vitit 1999. Kjo qendër ka si misionparandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në shoqëri, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të viktimave të këtyre fenomeneve nëpërmjet programeve të informimit, edukimit, advokimit dhe shërbimeve sociale rezidenciale dhe komunitare. Grupet e synuara të mbështetura nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra” përfshijnë shtresat në nevojë, veçanërisht gratë, vajzat, të rinjtë dhe fëmijët.

Për më tepër shih. http://www.qendravatra.org.al/

 

II. Projektet për të cilat po kërkohet shërbimi

Shërbimi kërkohet në zbatim të projekteve të Qendrës Psiko-Sociale “Vatra”: “Përfshirja e të rinjve në veprime për parandalimin e trafikimit njerëzor” financuar nga Fondi i Granteve të Vogla, Ambasada Amerikane dhe “Ofrimi i asistencës së qëndrueshme riintegruese për ish viktimat e trafikimit njerëzor, dhunës në familje dhe abuzimit seksual në Shqipëri” financuar me fonde të SIDAs nëpërmjet AWEN.

Projektet synojnë rritjen e nivlelit të informimit të të rinjve, në lidhje me çështjet e trafikimit njerëzor, në kuadër të parandalimit të këtij fenomeni në Shqipëri.

III. Background

Fenomeni i trafikimit, shfrytëzimit dhe abuzimit të fëmijëve, grave dhe burrave mbetet një shqetësim për shoqërine shqiptare and autoritetet të cilat pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, ende përballen me sfida të cilat kufizojne reagimin eficent dhe të qëndrueshëm ndaj këtij fenomeni. Situata e keqe ekonomike, ashtu si edhe varfëria ekstreme në rritjem, përfshirë shtresat e ndryshme të popullsisë në vend, vazhdojnë të mbajnë gjallë dhe të ushqejnë të gjitha llojet e trafikimit dhe abuzimit.

TIP Raporti i vitit 2018 e rendit Shqipërinë në Tier 2, duke e cilësuar si një vend burimi dhe tranziti për burra, gra dhe fëmijë objekt trafikimi seksual dhe punës së detyruar. Ky raport thekson se qeveria shqiptare nuk ka përmbushur plotësisht minimumin e standardeve për eleminimin e trafikimit.

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të jenë target grup nga trafikantët për shfrytëzim, 78.2% e viktimave kanë qënë femra dhe 21.8% meshkuj. Meshkujt kanë qënë kryesisht minorenë të shfrytëzuar për lypje, shfrytëzim seksual dhe vepra kriminale. 82.1% janë shfrytëzuar brenda vendit (në qytete të mëdha turistike të tilla si: Tirana, Vlora, Durrës, Shkodra, Berat etj), dhe 17.9 % jashtë shtetit, respektivisht në Greqi, Kosovë, Itali, Angli, Serbi, Turqi, Hollandë, Norvegji, Maqedoni dhe Gjermani. 52.4% e viktimave i përkasin grupmoshes 14 – 18 vjeç (minorene); 27.7 % ( grupmosha 19 – 25); 8.9% (grupmosha 26 – 30 vjeç) dhe 10.8 % (grupmosha mbi 30 vjeç). Për këtë arsye, minorenët janë grupmosha më e prekur nga fenomeni i trafikimit.

Përveç sa më sipër, pavarësisht punës dhe përpjekjeve të institucioneve në nivel qëndror dhe lokal për rritjen e ndërgjegjësimit tek të rinjtë dhe opinionit public në përgjithësi, kryesisht në zonar rurale, në lidhje me fenomenin e trafikimit, shfrytëzimit dhe abuzimit seksual, është e nevojshme puna informuese dhe edukative në gjithë komunitetin.

IV. Shërbimi i kërkuar

 

Eksperti i kërkuar nën këto terma reference, do të punojë në bashkëpunim me stafin e Vatrës, për draftimin dhe prodhimin e një Manuali mbi çështjet e trafikimit njerëzor të përshtatshëm për fëmijët dhe të rinjtë e shkollave të mesme. Puna për realizimin e manualit do të bazohet në Manualin ekzistues të ciklit të temave, të Qendrës Psiko-Sociale Vatra, si edhe në literaturën ekzistuese kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e trafikimit të personave.

Eksperti në bashkëpunim me ekspertë të tjerë të Vatrës, do të identifikojë temat relevante, do të draftojë dhe finalizojë manualin brenda një periudhe 2 mujore pune.

Temat për të cilat propozohet të punohet (dhe jo vetem):

1. Legjislacioni dhe politikat kombëtare dhe ndërkombëtare mbi Trafikimin Njerëzor;

2. Profili i viktimave të trafikimit dhe trafikantëve të trafikimit njerëzor

3. Metodat e rekrutimit, transportimit dhe format e shfrytezimit të viktimave të trafikimit të personave;

4. Shkaqet e trafikimit të personave

5. Pasojat e trafikimit të personave tek viktimat

6. Procesi i identifikimit dhe referimi të viktimave të trafikimit për mbrojtje dhe shërbime

7. Parandalimi i trafikimi të personave

8. Rehabilitimi dhe riintegrimi i viktimave të trafikimit të personave

V. Përgjegjësitë:

Konsulenti/eksperti do të punojë në përputhje me metodologjinë e hartuar nga stafi i projekteve. Detyrat dhe aktivitetet e tij specifike do të realizohen me termat e referencës si më poshtë:

· Hartimi I metodologjisë së punës për draftimin e Manualit

· Rishikimi I literaturës dhe përzgjedhja e saj në përputhje me tematikën që do të trajtohet

· Draftimi I manualit dhe shkëmbimi me stafin e projektit

· Finalizimi I Manualit në bashkëpunim me stafin e projekteve

VI. Indikatorët e performances

– Realizimi i kënaqshëm i të gjitha detyrave që do të realizohen në kuadër të kontratës së bashkëpunimit dypalësh.

– Dorëzimi në afatet e përcaktuara në kontratë i Manualit te draftuar dhe finalizuar.

VII. Kohëzgjatja e shërbimit të konsulencës

Kohëzgjatja e shërbimit do të shtrihet në periudhën 20 Mars – 20 Maj 2019 – 17 ditë pune faktike

 

 

VIII. Konfidencialiteti

Konsulenti / eksperti merr në ngarkim realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të dhëna me drejtësi, përgjegësi dhe konfidencialitet, në përputhje me standardet e sjelljes së organizatës, vecanërisht në lidhje me përdorimin dhe mbrojtjen e informacionit dhe integritetit personal dhe profesional.

IX. Kompetencat dhe aftësitë

Vatra synon të kontraktojë një ekspert/e të fushës së Mbrojtjes se Fëmijëve me këto specifika:

1. Të ketë punuar të paktën 5 vjet në fushën e Mbrojtjes se të Drejtave të Fëmijëve dhe në fushën Anti-trafikim.

2. Të ketë eksperienca të mëparshme, të ngjashme me shërbimin e kërkuar

3. Të jetë njohës/e i/e mirë i legjislacionit, politikave anti-trafikim dhe Sistemit të Mbrojtjes se fëmijëve në Shqipëri.

4. Aftësi të mira në draftimin dhe shkrimin e raporteve dhe kërkimeve të fushës.

5. Korrektësi në zbatimin në afat dhe me efektivitet të punës

X. Procesi i aplikimit

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 15 Mars 2019 në adresën e email-it zyrtar të Vatrës: info@qendravatra.org.al, materialet si më poshtë:

1. Letër – shprehje interesi

2. Një përmbledhje të shkruar të punës që synojnë të realizojnë (draft kalendar të shpërndarjes së punës; përshkrim të metodologjisë për hartimin e draft Manualit; koncept ide për trajtimin e temave të përcaktuara)

3. Kopje të kartës se identitetit

4. CV – profesionale

5. Oferta financiare

6. Referenca- punë të mëparshme të realizuara.

Qendra “Vatra” brenda dates 17 Mars 2019 do të njoftojë për procesin e përzgjedhjes së ofertës më të përshtatshme.

XI. Procesi I përzgjedhjes

Procesi I përzgjedhjes së dokumentacionit do të realizohet nga Bordi Administrativ I Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me stafin e projektit dhe specialistët përkatës të Qendrës.

1. Mbledhja e dokumentacionit të kandidatëve deri me 15 Mars 2019

2. Shqyrtimi i dokumentacionit të kandidatëve brenda datës 17 Mars 2019

3. Njoftimi i kandidatit fitues 18 Mars 2019

4. Fillimi i punës së kandidatit të përzgjedhur datë 20 Mars 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *