Historiku i organizatës

Në vitin 1997, Vlora, si qytet port, ishte pika kryesore në Shqipëri ku u zhvillua trafikimi dhe kontrabanda e qenieve njerëzore. Gjatë atyre viteve një numër i konsiderueshëm vajzash trafikoheshin për shfrytëzim seksual drejt Italisë dhe vendeve të tjera evropiane nga rrjetet kombëtare dhe ndërkombëtare të trafikimit. Në qershor të vitit 1997, një grup grash aktiviste të drejtuar nga znj. Vera Lesko, (themeluesja e Qendrës Vatra), duke pasur parasysh rritjen e numrit të vajzave të rekrutuara dhe të trafikuara nga këto rrjete të organizuara, nisën punën për parandalimin e këtij fenomeni. Puna e tyre konsistonte në kontaktimin e drejtpërdrejtë me viktimat e trafikimit, takime të drejtpërdrejta me anëtarët e komunitetit veçanërisht në zonat rurale (nga vijnë viktimat) duke ofruar informacion mbi trafikimin e qenieve njerëzore, format e trafikimit të qenieve njerëzore, mënyrat që trafikantët përdornin për të rekrutuar viktimat, pasojat e Trafikimi etj. Përveç kësaj, bazuar në atë që po ndodhte me gratë dhe vajzat shqiptare, Znj. Vera Lesko e ngriti këtë si shqetësim në institucionet vendore, qëndrore dhe ndërkombëtare. Në fakt, qeveria e asaj kohe nuk e pranonte zhvillimin e trafikimit të qenieve njerëzore si fenomen. Institucionet ndërkombëtare si OSBE, Ambasada Britanike, Ambasada Amerikane etj., vlerësuan si të vlefshëm informacionin e dhënë nga “Vatra”. Në vitin 1999 me mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhe Ambasadës Britanike u krijua Qendra Psiko-Sociale ``Vatra``. Vetëm në vitin 2001, qeveria shqiptare filloi të marrë masat e para kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe e konsideroi Qendrën Vatra si një nga partnerët kryesorë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Prej këtij viti e në vazhdim , “Vatra” është përfshirë aktivisht në hartimin dhe zbatimin e legjislacionit, programeve, stratëgjive e planeve të veprimit kombëtar për të luftuar trafikimin njerëzor dhe çdo lloj forme të dhunës me bazë gjinore.