Histori Suksesi

Më 19 Korrik 2022 Komisioni i Ligjeve miratoi nen për nen projektligjin për krijimin e një regjistri publik për autorët e krimeve seksuale. Një sukses i madh jo vetëm për 28 organizatat e shoqërisë civile, nismëtare dhe propozuese të këtij ligji, por veçanërisht një fitore për 22,000 qytetarë shqiptarë që firmosën peticionin. Vatra ishte një ndër organizatat e angazhuara në terren për mbledhjen e firmave të qytetarëve në Vlorë.

Që prej vitit 2022, Vatra është pjesë e rrjetit WWP EN, Rrjeti Europian për punën me autorët e dhunës në familje. Pranë Klinikës Ligjore të Qendrës Vatra ofrohen shërbime këshillimi për burrat dhe djemtë dhunues, duke i konsideruar ata si pjesë të zgjidhjes. Përgjatë këtyre viteve, Vatra ka mbështetur me shërbime këshillimi më shumë se 100 djem dhe burra dhunues, të referuar nga Gjykata, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Koordinatori Vendor i Dhunës në bashki dhe komuniteti. Gjatë 1 viti, më shumë se 30 autorë të dhunës marrin pjesë në këshillime direkte. Krahas shërbimit të këshillimit dhe rehabilitimit, pjesë e rëndesishme është po ashtu parandalimi, çdo vit Qendra Vatra realizon sesione informuese dhe forume me shkolla dhe universitete, por edhe me komunitete të ndryshme.

Që nga themelimi i saj, “Vatra” ka asistuar 2659 viktima/viktima të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore (2597 gra dhe vajza dhe 62 burra dhe djem), 2190 viktima të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore (1929 gra dhe vajza dhe 261 burra dhe djem) dhe 761 fëmijë të viktimave të të gjitha llojeve të dhunës dhe trafikimit.

Në vitin 2018 Vatra me mbështetjen financiare të Komisionit Evropian nëpërmjet Save the Children, ka krijuar Klinikën e parë Ligjore në Shqipërinë Jugore e cila ofron mbështetje dhe asistencë ligjore dhe psikologjike për viktimat e trafikimit dhe dhunës me bazë gjinore. Çdo vit Klinika Ligjore asiston më shumë se 250 viktima të trafikimit dhe dhunës dhe fëmijët e tyre.

Në vitin 2017 ishte anëtar i grupit të punës (ndërmjet 6 organizatave në Shqipëri) në hartimin e Strategjisë së parë dhe Planit të Veprimit 2018-2023 për “Edukimin Ligjor Publik”.

Gjatë periudhës 15 shtator - 31 dhjetor 2016, nëpërmjet projektit “Mbështetje për fuqizimin ekonomik e social të viktimave të dhunës në familje dhe trafi kimit nëpërmjet Këshillave Bashkiak të Rrethit të Vlorës”, fi nancuar nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri - AWEN, nëpërmjet SIDA, Qendra “Vatra” ka punuar për krijimin e Aleancave të Grave Këshilltare në Këshillat Bashkiakë Himarë e Selenicë dhe fuqizimin e Aleancës së Grave Këshilltare të Këshillit Bashkiak, Vlorë.

Çdo vit Vatra kontribuon me të dhëna dhe rekomandime për Raportet e Këshillit të SHBA-së dhe Raportin e progresit të BE-së për Shqipërinë në fushën e anti-trafikimit (për këtë të fundit direkt në takimet konsultative në Bruksel të ndihmuara financiarisht nga Fondacioni Kvinna Till Kvinna që nga viti 2010).

Në vitin 2004 me mbështetjen financiare të IREX, USA Vatra ka krijuar Rrjetin e parë Antitrafik të Institucioneve Lokale, i cili është vlerësuar dhe ndjekur si model nga qeveria shqiptare në vitin 2006. Kështu, në maj 2006 Qeveria Shqiptare krijoi Rrjetin Rajonal Anti-trafik. Komitetet kundër trafikimit në 12 rrethe të Shqipërisë, të përbëra nga institucione vendore dhe OJF.

Që nga viti 2001, 10 viktima të trafikimit të qenieve njerëzore (njëra prej tyre me fëmijën e saj) janë mbështetur nga Vatra për t'u përfshirë në programet e mbrojtjes së dëshmitarëve të agjencive ndërkombëtare dhe një viktimë tjetër është mbështetur për t'u përfshirë në programin kombëtar për mbrojtjen e dëshmitarëve në vitin 2018.

Qendra Vatra është anëtare dhe nënshkruese e Marrëveshjes së Mekanizmit Kombëtar të Referimit për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit (që nga viti 2005 dhe pas rishikimit të saj në 2012) dhe është po ashtu anëtare e Autoriteti Përgjegjës Kombëtar Antitrafikim.

Vatra është partner i qeverisë shqiptare në hartimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare Antitrafik dhe Planeve të Veprimit (që nga viti 2001 e në vazhdim, e fundit 2021-2023) si dhe në zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë kombëtare kundër dhunës me bazë gjinore (i fundit është hartuar për vitet 2021 -2030.

Në vitin 2001, “Vatra” me mbështetjen e Save the Children zgjeroi aktivitetin e saj duke krijuar Strehëzën e parë në Shqipëri, e cila vazhdon të ofrojë shërbime akomodimi, rehabilitimi dhe riintegrimi për viktimat shqiptare dhe të huaja të trafikimit të qenieve njerëzore dhe fëmijët e tyre, viktima të dhunës me bazë gjinore.

Që nga krijimi i saj në vitin 1999, “Vatra” ka zbatuar projekte të shumta që fokusohen në informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për trafikimin e qenieve njerëzore, dhunën, shërbimet e drejtpërdrejta për viktimat, ngritjen e kapaciteteve të strukturave që merren me antitrafikimin dhe dhunën, avokimin dhe lobimin. Më shumë se 35,000 njerëz kanë përfituar nga projektet e ndërgjegjësimit.