Fushat e Veprimtarise

Qendra “Vatra” punon për informimin, edukimin dhe sensiblizimin e komunitetit. Fushatat informuese dhe edukuese realizohen kryesisht me të rinj të shkollave 9-vjeçare e të mesme , gra , vajza , burra e djem në zona urbane e rurale të rretheve: Vlorë, Gjirokastër, Fier, Lushnje, Berat, Durrës, Dibër, Shkodër, Lezhë.

 

Disa nga aktivitetet që Vatra realizon në kuadër të programit të parandalimit janë:

 

–          Sesione informuese

–          Seminare

–          Fokus grupe

–          Forume

–          Biseda në radio e televizione lokale e kombëtare

–          Prodhim e shpërndarje materialesh informuese: fletë-palosje, broshura, postera, video informuese dhe sensibilizuese, etj.

–          Organizim marshimesh, aktivitete publike etj.

Lexo më shumë

Çdo vit, rëndësi e veçantë i kushtohet realizimit të aktiviteteve në kuadër të muajit kombetar anti-trafikim (Tetor), Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit (30 Korrik), 16 Ditëve Ndërkombëtare Kundër Dhunës (25 Nëntor – 10 Dhjetor), Ditës Ndërkombëtare të Grave (8 Mars). Këto aktivitete konsistojnë në: organizim dhe pjesëmarje në marshime/manifestime/protesta, aktivitete në ambiente publike në kuadër të të cilave shpërndahen materiale informuese si fletë-palosje, postera, bluza me slogane etj.

 

Realizimi i aktiviteteve publike në fushën e parandalimit, bëhet nëpërmjet bashkëpunimit me institucione kombëtare, lokale e OJF, rrjete ku Vatra është pjesë, partnerë të Vatrës, ndër të cilat mund të veçojmë: Ministrinë e Punëve të Brendshme/Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Anti-trafikim, Ministrinë e Arsimit, Bashkitë Vlorë, Fier, Berat, Dibër, Durrës, Shkodër, Gjirokastër, Rrjetin e Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN), Koalicionin e Strehëzave Anti-trafik, Renate, rrjetin URAT,  etj.

Media sociale (Facebook dhe Instagram) përdoret gjithashtu si një mjet për informimin e e qytetarëve lidhur me trafikimin njerëzor, dhunën me bazë gjinore dhe fenomene të tjera negative që prekin target-grupet që Vatra asiston. Rjetet sociale janë përdorur gjerësisht edhe për informimin mbi aktivitetet dhe shërbimet që Vatra ofron në mbështetje të përfitueseve të saj. Realizimi i aktiviteteve publike në fushën e parandalimit, bëhet nëpërmjet bashkëpunimit me institucione kombëtare, lokale e OJF, rrjete ku Vatra është pjesë, partnerë të Vatrës, ndër të cilat mund të veçojmë: Ministrinë e Punëve të Brendshme/Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Anti-trafikim, Ministrinë e Arsimit, Bashkitë Vlorë, Fier, Berat, Dibër, Durrës, Shkodër, Gjirokastër, Rrjetin e Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN), Koalicionin e Strehëzave Anti-trafik, Renate, rrjetin URAT, etj. Gjatë 22 viteve të aktivitetit të Vatrës, më tepër se 35 mijë persona kanë përfituar në kuadër të këtij programi.

Identifikimi i viktimave të mundshme të trafikimit

Njësitë Lëvizëse të ngritura nga Vatra identifikojnë në terren viktima të mundshme të trafikimit. Vatra punon për identifikimin e Viktimave të Mundshme të Trafikimit nëpërmjet njësive të lëvizshme të ngritura në 5 qarqe të Shqipërisë: Vlorë prej vitit 2013; Dibër, Berat dhe Durrës prej vitit 2020 dhe në qarkun Lezhë prej muajit Maj 2022. Njësitë e Lëvizshme përbëhen nga 2 punonjës social, të cilët bëjnë punë proaktive në terren për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit bazuar në Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtjen e Viktimave/ Viktimave të mundshme të trafikimit (Miratuar me VKM . Nr. 499, dt. 29.08.2018). Njësitë e lëvizshme targetojnë dhe i qasen zonave dhe grupeve të margjinalizuara si edhe individëve që kanë akses të kufizuar tek informacioni dhe mbrojtja, apo që janë në rrezik trafikimi. Qendra “Vatra” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Drejtoritë e Policive në qarqet e mësipërme, me qëllim koordinimin e punës së njësive të lëvizshme me oficerët e policisë së Sektorit kundër trafiqeve të paligjshme në këto drejtori.

Lexo më shumë

Krahas punës proaktive në terren për identifikim të rasteve, Njësitë e Lëvizshme realizojnë sesione informimi me nxënës të shkollave 9-vjeçare e të mesme, anëtarë të komunitetit gra, vajza, burra e djem, me qëllim informimin e tyre lidhur me njohjen e trafikimit njerëzor, format e parandalimit, shërbimeve mbrojtëse dhe riintegruese, aksesin në drejtësi dhe të drejtat e viktimave sipas legjislacionit në fuqi etj. Rëndësi të veçantë gjatë këtyre sesioneve informuese punonjësit e njësive të lëvizshme i japin orientimit të pjesëmarrësve drejt mënyrës sesi ata duhet të raportojnë rastet e dyshuara të trafikimit apo në rrezik trafikimi. Një numër i konsiderueshëm i rasteve të identifikuara nga njësitë e lëvizshme janë raportuar pranë tyre nga të rinj apo anëtarë të komunitetit që kanë qenë pjesë e sesioneve informuese.

 

Çdo rast i identifikuar nga Njësitë e Lëvizshme raportohet në kohë reale pranë punonjësit të policisë së departamentit antitrafikim me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme si dhe nisjen e hetimeve për zbulimin e autorëve të veprës penale. Po kështu Njësitë e Lëvizshme njoftojnë Autoritetin Përgjegjës pranë Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim në Ministrinë e Brendshme, detyrim ky që rrjedh nga procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtjen e viktimave të Trafikimit.

 

Punonjësit e Njësive të Lëvizshme bashkëpunojnë përveçse me policinë edhe me punonjësit e shërbimeve sociale, mbrojtjes së fëmijëve në bashkitë përkatëse ku identifikohet rasti i viktimës së mitur të trafikimit, psikologët, punonësit socialë dhe mësuesit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare.

Pas identifikimit, Njësitë e Lëvizshme referojnë pranë shërbimeve mbrojtëse të gjitha rastet e identifikuara të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit.

Shërbime direkte

Shërbimet direkte të ofruara janë gjithëpërfshirëse me qëllim rehabilitimin dhe riintegrimin e viktimave. Shërbimet direkte për ri-integrimin e viktimave të trafikimit njerëzor dhe dhunës me bazë gjinore ofrohen nga një ekip multidisiplinar në përbërje të të cilit janë: punonjës social, një psikolog, dy avokatë, një mjek, një infermier, një specialist edukimi, një specialist për fuqizimin ekonomik, etj. Shërbimet ofrohen në strehëz (24/7) si dhe në komunitet sipas nevojave dhe vullnetit të vet të mbijetuarve/mbijetuarave. Programi i riintegrimit përfshin këto shërbime:

1.       Strehim në strehëz dhe siguri (24/7); plotësim i nevojave bazike për ushqim, higjienë, veshmbathje, kujdes mjeksor;

2.       Kthim i asistuar i viktimave të trafikimit dhe viktimave me bazë gjinore;

3.       Vlerësimi i nevojave të rasteve dhe hartimi i planit të ndihmës;

4.       Këshillim dhe asistencë psikologjike;

5.       Asistencë mjekësore për shëndetin fizik dhe mendor dhe referim tek institucionet e shëndetit sipas nevojave specifike shëndetësore;

6.       Asistencë dhe këshillim ligjor;

7.       Mbështetje për ri/regjistrim në sistemin arsimor;

8.       Ndjekje e procesit të edukimit në institucionet arsimore;

9.       Shërbime multidisiplinare për fëmijët e përfitueseve në strehëz apo komunitet;

10.   Aktivitete për rritjen e aftësive për jetën;

 

Lexo më shumë

11.       Aktivitete okupacionale, social-kulturore brenda dhe jashtë strehëzës;

12.       Këshillim dhe ndërmjetësim për ri-vendosje kontaktesh dhe bashkim me familjet (kryesisht rastet minorene);

13.       Ofrimi i ciklit të këshillimit për punësim dhe vetpunësim;

14.       Regjistrim dhe ndjekje e procesit të formimit profesional pranë Drejtorive të Formimit Profesional;

15.       Trajnim në punë /Intership pranë bizneseve lokale apo agjenci të tjera;

16.       Ndërmjetësim dhe ndihmë për punësim dhe punësim;

17.       Mbështetje me strehim në apartamente me qera (paguar nga programi për 3, 6 ose 12 muaj);

18.       Mbështetje për ngritjen dhe menaxhimin e mikro- bizneseve;

19.       Mbështetje për plotësimin e nevojave bazë për rastet që asistohen në komunitet (paketa ushqimore, higjenike, mjeksore , veshje etj.);

20.   Mbështetje për regjistrim në gjendjen civile (për rastet apo fëmijët e paregjistruar) dhe pajisje me mjete identifikimi për viktimat dhe fëmijët e tyre;

21.   Ndërmjetësim tek pushteti vendor për përfshirje në skemën e banesave sociale;

22.   Informim i përfitueseve për hartën e shërbimeve ekzistuese në komunitet;

23.   Këshillim dhe mbështetje për anëtarët e familjes së viktimave të trafikimit dhe të dhunës;

24.   Monitorim afatgjatë dhe ndjekje të ecurisë së rasteve gjatë programit.

Në vitin 2018, Vatra ngriti një Klinikë Ligjore, aktualisht e vetmja në Shqipërinë e Jugut, e cila ofron shërbime ligjore dhe mbështetje psikologjike për viktimat e trafikimit, dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore dhe fëmijëve të viktimave. Shërbimet juridike parësore dhe dytësore ofrohen nga dy avokatë të licencuar. Shërbimet psikologjike ofrohen nga dy psikologë, njëri prej të cilëve ofron këshillim për viktimat dhe fëmijët e tyre, ndërsa tjetri këshillon për rehabilitimin psikologjik të burrave abuzues. Shërbimet ligjore dhe psikologjike ofrohen jo vetëm në ambientet e klinikës, por edhe në institucione të tjera ligjzbatuese, si Policia, Prokuroria, Gjykata, Përmbarimi, Zyrat e Shërbimit të Provës etj. Mesatarisht në Klinikë referohen rreth 300 raste për ndihmë në vit.

Fuqizim kapacitetesh

Fuqizimi i kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve është një nga prioritetet e punës së Vatrës. Trajnime, workshop-e, tryeza të rrumbullakëta, mentorime, zhvillohen në nivel kombëtar, në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Punonjës të institucioneve shtetërore që bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve janë kryesisht: oficerë policie, prokurorë, gjyqtarë, avokatë, mësues, psikologë, punonjës socialë, punonjës të shëndetit, punonjës të mbrojtjes së fëmijëve, punonjës të inspektoratit të punës, shërbimit social shtetëror, etj.

Lexo më shumë

Vatra ofron ekspertizën e saj për rritjen e kapaciteteve të strukturave vendore lidhur me:

 

-Njohjen dhe zbatimin e legjislacionit dhe politikave kombëtare anti-trafikim dhe kundër dhunës me bazë gjinore, konventave dhe instrumentave të tjera ndërkombëtare të njohura dhe ratifikuara nga shteti Shqiptar;

-Njohuri dhe praktika efektive për identifikimin, referimin, menaxhimin e rasteve dhe mbrojtjen.

-Njohuri dhe praktika efektive lidhur me qasjet e shërbimeve ndaj viktimave.

 

Për realizimin e aktiviteteve, Vatra shfrytëzon ekspertizën e brendshme të stafit i cili prej vitesh punon në drejtim të mbrojtjes së viktimave të trafikimit, dhunës dhe fëmijëve, por sipas specifikave të trajnimeve, workshop-eve, etj., kontrakton edhe ekspertë të jashtëm. Është vërejtur se trajnimet dhe aktivitetet e tjera në këtë fushë kanë ndikuar edhe në forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të Vatrës me aktorët në nivel qëndror e lokal përgjegjës për mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe dhunës me bazë gjinore.

 

Gjithashtu, Vatra i kushton rëndësi ngritjes së vazhdueshme të kapaciteteve të anëtarëve të stafit të saj. Anëtarët e rinj të stafit përfshihen në procesin e trajnimeve të brendshme dhe të gjithë anëtarët e stafit, pavarësisht nga statusi i eksperiencës në punë, nxiten të marrin pjesë në trajnime të tjera në fushën e anti-trafikut, barazisë gjinore, dhunës me bazë gjinore, etj, të cilat realizohen nga institucione e organizata partnere, brenda dhe jashtë vendit.

Lobim dhe advokim

 

Vatra lobon dhe advokon për një legjislacion më robust dhe për politika sociale efektive.

 

Në kuadër të këtij programi, Vatra ndërmerr iniciativa lobuese për përmirësimin e kuadrit ligjor, realizon aktivitete advokuese për përmirësimin e politikave kombëtare e vendore dhe praktikave efektive për mbrojtjen e viktimave.

Në nivel lokal

Në nivel lokal: Vatra është anëtare e Komitetit Rajonal Antitrafikim/ Tryezës Teknike Anti-trafikim pranë prefekturës Vlorë si dhe anëtare e Mekanizmit kombëtar të Referimit të Rasteve të Dhunës në Familje në Bashkinë Vlorë. Gjithashtu, duke qenë se Vatra ofron shërbime për viktima të trafikimit dhe dhunës me bazë gjinore jo vetëm nga qarku Vlorë por nga i gjithë vendi, ajo shihet si aleate dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Komiteteve Rajonale/ Tryezave Teknike Antitrafikim në qarqe të tjera të vendit si dhe e Mekanizmit Kombëtar të Referimit të Rasteve të dhunës në Familje në shumë bashki të tjera. Vatra merr pjesë aktive në takimet e organizuara nga këto mekanizma lokale, ku prezanton situatën, sfidat dhe vështirësitë që hasin viktimat gjatë procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit. Vatra kërkon marrjen e përgjegjësive nga ana e institucioneve, anëtare të këtyre mekanizmave multidisiplinare me qëllim adresimin e nevojave dhe vështirësive që hasin viktimat dhe zgjidhjen përfundimtare të tyre.

Vatra gjithashtu ka kontribuar dhe kontribuon në hartimin dhe përmirësimin e planeve sociale të Bashkisë Vlorë dhe jo vetëm,  si dhe advokon pranë Këshillave Bashkiakë (Vlorë, Himarë, Selenicë, Berat, Fier, Kuçovë etj) duke i nxituar ata të prioritizojnë në buxhetet vjetore shërbimet mbrojtëse për viktimat e trafikimit, abuzimit seksual, dhunës në familje  dhe formave te tjera të dhunës me bazë gjinore dhe fëmijët e tyre.

Në nivel kombëtar

Në nivel kombëtar: Përgjatë këtyre 22 viteve Vatra ka qenë pjesë e shumë iniciativave kombëtare dhe ekspertë të saj kanë qënë anëtarë të  grupeve të punës për:

–          përmirësimin e kuadrit ligjor dhe draftimin e ligjeve të reja me fokus përmirësimin e mbrojtjes dhe asistencës së viktimave të trafikimit, abuzmit, dhunës dhe mbrojtjen e fëmijëve; dënimin e autorëve të veprave penale në përputhje me Konventat dhe Instrumenta të tjerë Ndërkombëtarë të ratifikuara nga shteti shqiptar. 

–          draftimin e strategjive dhe planeve kombëtare të veprimit kundër trafikimit njerëzor (i fundit 2021-2023) ; strategjive kombëtare dhe planeve të vepimit kundër dhunës me bazë gjinore (i fundit 2021-2030) 

–          draftimin e Strategjisë së parë Kombëtare “Për edukimin Ligjor të Publikut “ 2020-2023.

–          Hartimin dhe përmirësimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit/ të mundshme trafikimi miratuar me VKM Nr. 499, dt. 29.08.2018

–          Hartimin e Protokollit të Menaxhimit të Rasteve të dhunës seksuale tek të rriturat/rriturit, në nivel vendor përmes qasjes shumë-sektoriale të koordinuar.

–          Hartimin e Protokollit të Menaxhimit të Rasteve të dhunës në familje në nivel vendor, përmes Mekanizmit Kombëtar të Referimit (MKR).

–          Hartimin e Protokollit të Menaxhimit të Rasteve të dhunës në familje në nivel vendor, përmes Mekanizmit Kombëtar të Referimit (MKR) gjatë situatës COVID 19.

–          Hartimin e Protokollit për funksionimin e qendrave rezidenciale publike dhe jo publike që ofrojnë shërbimin e strehimit (strehëzat) për viktimat e dhunës në familje dhe trafikimit në situatën e pandemisë së COVID 19, miratuar me Urdhër Nr. 254 dt. 10.04.2020 i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

–          Hartimin e Standardeve për Qendrat Rezidenciale për viktimat e trafikimit dhe dhunës në familje.

Prej vitit 2005 Vatra është anëtare nënshkruese e Marrëveshjes së Mekanizmit Kombëtar të Referimit dhe prej këtij viti merr pjesë aktive në mbledhjet e organizuara nga Koordinatori Kombëtar Antitrafikim pranë Ministrisë së Brendshme ku ngre shqetësime konkrete dhe jep rekomandime me qëllim funksionimin efektiv të këtij mekanizmi lidhur me identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit.

Si anëtare e koalicioneve ku është anëtare, Vatra ka qenë pjesë e reagimeve publike si pasojë e shkeljes së të drejtave të grave dhe fëmijëve të viktimave të trafikimit, abuzimit dhe dhunës. Ndër to mund të veçojmë reagimet si pjesë e Rrjetit për Fuqizimin e Gruas në Shqipëri (AWEN), Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Antitrafikim, Koalicionit “Drejtësi për të Gjithë”, Rrjetit për Monitorimin Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, Rrjetit “Përgjigje e Bashkuar Kundër Trafikimit Njerëzor” URAT, etj.

 

Në nivel ndërkombëtar

Në nivel ndërkombëtar: Si organizatë aktive dhe pjesë e mekanizmave kombëtar antitrafikim dhe kundër dhunës me bazë gjinore dhe me eskpertizë disavjeçare në këtë fushë, Vatra ftohet të japë kontribut për raporte të rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare si Raporti i Trafikimit të personave (TIP REPORT) i Departamentit Amerikan të Shtetit, raportin GRETA (Grupi i Ekspertëve për monitorimin e zbatimit të Konventës së Këshillit të Europës për Masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore), Raportin e Progresit për Shqipërinë të Këshillit të Europës. Lidhur me raportin e fundit prej më tepër se 10 vitesh me mbështetje të Fondacionit Kvinna Till Kvinna në Suedi, Vatra merr pjesë në takime direkte konsultative në Bruksel me përfaqësues të nivelit të lartë të Këshillit të Europës, Komisionit Europian e anëtarë të Parlamentit Europian.

Për të tre raportet e mësipërme, Vatra jep inpute mbi situatën e trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri, problematikat në lidhje me të drejtat e viktimave si dhe rekomandime për përmirësimin e politikave dhe legjislacionit shqiptar antitrafikim.

Gjetjet dhe rekomandimet që Vatra ka ndarë me Ambasadën Amerikane në Tiranë, Këshillin e Europës dhe Grupin e Ekpertëve Greta janë konsideruar të rëndësishme dhe shumë prej tyre janë reflektuar në raportet respektive.

Vatra ka kontribuar në hartimin e raporteve alternative dhe shadow për çështje të trafikimit njerëzor për zbatimin e Konventës CEDAW në Shqipëri, raporte këto të ndërmarra për t’u realizuar nga organizata dhe rrjete partnere.

Si anëtare e disa rrjeteve ndërkombëtare si: La Strada International, RENATE, rrjeti organzatave të Child 10, 2021, WAVE etj. Vatra është bërë pjesë aktive e iniciativave advokuese të ndërmarra nga këto rrjete, duke dhënë kontribut dhe ekspertizë në draftimin e raporteve, të deklaratave advokuese, të inputeve për ligje të veçanta, etj., lidhur me përmirësimin e politikave në nivel Europian në fushën kundër trafikimit njerëzor dhe dhunës me bazë gjinore dhe specifikisht në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, grave dhe vajzave, viktimave të trafikimit të abuzimit seksual dhe punës së detyruar.

Vatra ftohet të marrë pjesë në Konferenca të organizuara nga organziata kombëtare e ndërkombëtare brenda e jashtë vendit ku në shumë prej tyre prezanton situatën e trafikimit njerëzor dhe dhunës me bazë gjinore, politikat kombëtare në mbrojtje të viktimave në shqipëri, shërbimet që ekzistojnë në vend për këtë target grup, sfidat etj.

 

Gjetjet dhe rekomandimet që Vatra ka ndarë me Ambasadën Amerikane në Tiranë, Këshillin e Europës dhe Grupin e Ekpertëve Greta janë konsideruar të rëndësishme dhe shumë prej tyre janë reflektuar në raportet respektive.

 

Vatra ka kontribuar në hartimin e raporteve alternative dhe shadow për çështje të trafikimit njerëzor për zbatimin e Konventës CEDAW në Shqipëri, raporte këto të ndërmarra për t’u realizuar nga organizata dhe rrjete partnere.

 

Si anëtare e disa rrjeteve ndërkombëtare si: La Strada International, RENATE, rrjeti organzatave të Child 10, 2021, WAVE etj. Vatra është bërë pjesë aktive e iniciativave advokuese të ndërmarra nga këto rrjete, duke dhënë kontribut dhe ekspertizë në draftimin e raporteve, të deklaratave advokuese, të inputeve për ligje të veçanta, etj., lidhur me përmirësimin e politikave në nivel Europian në fushën kundër trafikimit njerëzor dhe dhunës me bazë gjinore dhe specifikisht në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, grave dhe vajzave, viktimave të trafikimit të abuzimit seksual dhe punës së detyruar.

 

Vatra ftohet të marrë pjesë në Konferenca të organizuara nga organziata kombëtare e ndërkombëtare brenda e jashtë vendit ku në shumë prej tyre prezanton situatën e trafikimit njerëzor dhe dhunës me bazë gjinore, politikat kombëtare në mbrojtje të viktimave në shqipëri, shërbimet që ekzistojnë në vend për këtë target grup, sfidat etj.

 

Studime dhe Kërkime:

Si një mjet të rëndësishëm për advokim Vatra përdor realizimin, publikimin dhe shpërndarjen e studimeve, analizave dhe kërkimeve, gjetjet dhe rekomandimet e të cilave përdoren gjerësisht jo vetëm nga Vatra por dhe organizata dhe rrjete të tjera për të advokuar tek qeveria shqiptare për përmirësimin e legjislacionit dhe politikave kombëtare.

Gjate vitit 2020-2022 Vatra ka realizuar 3 studime në fushën kundër trafikimit njerëzor dhe dhunës me bazë gjinore, të cilat mund të shkarkohen lehtësisht nga rubrika “botime” website-in e Vatrës

1. Studimi “Përputhshmëria e kuadrit ligjor shqiptar me Acquis Communautaire të Bashkimit Europian në fushën e luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore”

2. Studimi “Aksesi dhe Cilësia e Shërbimeve për viktimat/e mundshme të trafikimit njerëzor në Shqipëri”

3. Studimi “Aksesi dhe Cilësia e Shërbimeve për viktimat e dhunës me bazë gjinore në Shqipëri”