Forcimi i bashkëpunimit ndër-institucional në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Forcimi i bashkëpunimit ndër-institucional në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Njësia e Lëvizshme Dibër e Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” organizoi fokus-grupin me specialistë të bashkisë Bulziqë dhe Komisariatit të Policisë Bulqizë, me temë “Trafikimi i qenieve njerëzore. Si të parandalojmë fenomenin dhe të mbrojmë viktimat e trafikimit dhe viktimat e mundshme të trafikimit.”

Në takim morën pjesë përfaqësues të lartë të bashkisë Bulqizë, specialistë të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social, specialistë të Komisariatit të Policisë Bulqizë, koordinatori vendor i dhunës në familje pranë bashkisë dhe punonjës social.

Si aktorë kyç në luftën kundër trafikimit, parandalimin e fenomenit, identifikimin, referimin, trajtimin dhe mbrojtjen e viktimave dhe identifikimin e autorëve, me specialistët e lartëpërmendur u diskutua me qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional në bashkinë Bulqizë.

Klajdjola Hoxha, koordinatore e dhunës në familje pranë bashkisë Bulqizë, shprehet se “Trafikimi i qenieve njerëzore po bëhet çdo ditë e më shumë një shqetësim i madh. Për këtë, personalisht mendoj se duhen rritur kapacitetet dhe përpjekjet në parandalimin e fenomenit, informimin dhe fuqizimin e të rinjve përpara se trafikimi të ndodhë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *