Duart që prekin zemrën tonë

Ky është mesazhi i fuqishëm që krijuan vajzat e reja të strehuara pranë nesh, gjatë një sesioni të veçantë të terapisë përmes artit.
Secila dorë në këtë punim përfaqëson një person të rëndësishëm në jetën e tyre — dikë që ka sjellë dashuri, mbështetje apo kujtime të vlefshme. Kjo është një mënyrë kreative për të shprehur emocione, për të rigjetur lidhjet pozitive dhe për të fuqizuar zërin e brendshëm përmes ngjyrave, formave dhe simbolikës.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Përtej plagëve të fshehura të traumës ka jetë!”, zbatuar nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF).

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *