Dinjitet, siguri dhe kujdes: Një investim për të mbijetuarat

Gjatë periudhës korrik–dhjetor 2025, u realizua restaurimi i disa ambienteve të strehëzës së Qendrës Psiko-Sociale “Vatra”, falë mbështetjes financiare të ofruar nga Romanian Agency for International Development and Humanitarian Assistance (RoAid). Ky ndërhyrje erdhi si përgjigje ndaj nevojës për të përmirësuar kushtet infrastrukturore të një hapësire që prej vitesh shërben si vend i sigurt për gra dhe vajza të mbijetuara të trafikimit, si dhe për fëmijët e tyre.
Punimet konsistuan në rikonstruksionin e disa ambienteve të brendshme, përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare, restaurimin dhe funksionalizimin e plotë të kuzhinës, ambienteve të akomodimit dhe të hapësirave të përbashkëta, si dhe krijimin e një mjedisi më funksional dhe më mikpritës për përfituesit e shërbimeve. Këto përmirësime kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë, komoditetit dhe mirëqenies së përditshme të të mbijetuarave dhe fëmijëve të tyre.
Ambientet e rikonstruktuara kanë ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga strehëza, duke krijuar një hapësirë më dinjitoze dhe mbështetëse për procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit social. Një mjedis i përshtatshëm dhe i kujdesshëm është thelbësor për rikuperimin emocional dhe psikologjik të personave që kanë përjetuar trauma të rënda, dhe ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm në këtë drejtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *