DHENIA E CMIMIT ”HEROINE E LUFTES KUNDER TRAFIKIMIT TE QENIEVE NJEREZORE”

  • Ne daten 17 Qershor 2009 Zj. Vera Lesko, Drejtore Ekzekutive e Qendres Psiko – Sociale “Vatra” per dymbedhjet vjet rresht dhe aktualisht Kryetare Nderi e Vatres, u nderua me cmimin e madh nga Departamenti i Shtetit Amerikan “Heroine e Luftes Kunder Trafikimit te Qenieve Njerezore”. Ky cimim Zj. Lesko iu dorezua personalisht nga Sekretarja e Departamentit te Shtetit, Zj. Hilari Klinton, ne ceremonine e organizuar ne Washington ne kuader te publikimit te Raportit te Departamentit te Shtetit Amerikan per vitin 2009, mbi trafikimin e qenieve njerezore.

    Departamenti i Shtetit Amerikan ne kete raport, vlerëson maksimalisht 9 persona nga e gjithe bota , ndermjet te cileve dhe Zj. Vera Lesko, per punen e përkushtuar dhe kontributin qe kane dhene ne Lufte Kunder Trafikimit Njerezor.

    Kete vit Shqiperia renditet ne grupin e dyte, nderkohe qe per vite dhe vite me radhe ajo ka qene ne grupin e trete ku perfshihen vende me probleme te theksuara mbi zhvillimin e fenomenit te trafikimit njerezor.

    Situata e prezantuar ne Raport mbi e fenomenin e trafikimit ne Shqiperi, ishte sa real aq edhe kritik. Qeveria Shqiptare dhe gjithe institucionet shtetrore te fushes antitrafik, duhet ta vleresojne seriozisht kete raport dhe te fillojne punen per marrjen e masave ne zbatim te rekomandimeve te dhena .

    Kalimi i Shqiperise nga grupi i trete ne grupin e dyte, per problemet e trafikimit njerezor, eshte nje arritje edhe si rezultat i punes dhe perpjekjeve qe Qendra Vatra ka bere ne keto 12 vjet ne bashkepunim me institucionet shteterore qendrore dhe vendore te fushes antitrafik, si dhe organziatat nderkombetare, pa mbeshtetjen dhe inkurajimin e te cileve Vatra nuk do te kishte keto rezultate.

    Zj. Vera Lesko, ish – Drejtore Ekzekutive e Vatres, aktualisht Kryetare Nderi e Saj, eshte nderuar ne vite me Cmimeve Kombetare dhe Nderkombetare si :

    Cmimin “Antislavery” në Angli, Londër, nga Organizata Boterore Antislavery në vitin Nëntor te vitit 2003
    Cmimin Kombetar “Mirenjohje per kontributin e dhene ne komunitet”, nga organizata shqiptare “Gruaja per Gruan”, Prill 2008.
    Cmimin “Gruaja e Kurajos”, nga Departamenti i Shtetit Amerikan, dhene nga Ambasadori Amerikan Z. John Withers në 12 Mars 2009.
    Cmimin “Heroinë e Luftës Kundër Trafikimit Njerëzor” më 17 Qershor 2009 nga Departamenti i Shtetit Amerikan, i cili iu dorëzua personalisht nga Znj. Hilary Clinton, ne Washington, USA.

    Te gjitha keto cmime, na obligon ne stafin e Vatres me pergjegjesi akoma me te medha, per te realizuar me sukses edhe ne te ardhmen, misionin tone sa human aq edhe te veshtire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *