Detyrë afatshkurtër – Konsulencë/ ekspertizë për realizimin e Trajnimeve me punonjës lokalë të Sistemit të Mbrojtes së Fëmijëve, Vlorë

Termat e referencës

 

Detyrë afatshkurtër – Konsulencë/ ekspertizë për realizimin e Trajnimeve me punonjës lokalë të Sistemit të Mbrojtes së Fëmijëve, Vlorë
1. Projekti për të cilin po kërkohet shërbimiShërbimi kërkohet për zbatimin e projektit “Familje e shëndetshme – fëmijë të shëndetshëm! Mbështetje multidisiplinare për fëmijët e viktimave të trafikimit dhe të dhunës në familje në Bashkinë Vlorë” i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri”, të zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri (Tdh) ne partneritet me Qendrën Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC).

Projekti synon të rrisë mirëqënien dhe përfshirjen sociale të fëmijëve të viktimave të mbijetuara të trafikimit dhe dhunës, si dhe të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre përmes ofrimit të shërbimeve multidisiplinare dhe fuqizimit social-ekonomik. Gjithashtu, projekti synon të forcojë sistemin e mbrojtjes së fëmijëve në Bashkinë e vlorës, si edhe të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit në drejtim të mbrojtjes së fëmijëve.

2. Konteksti

 

Eksperti i kërkuar nën këto terma reference, do të punojë në bashkëpunim me stafin e Vatrës, për ofrimin e ekspertizës në realizimin e 3 trajnimeve që do të zhvillohen me anëtarë të të Mekanizmit Lokal të Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashkinë e Vlorës. Metodologjia e trajnimeve do të bazohet në të mësuarin praktik, bazuar në burimet e çdo njësie dhe e përshtatur në cdo strukturë. Eksperti do të zhvillojë dhe udhëheqë cështjet kryesore, duke përdorur module të prodhuara, studime rasti, punë në grupe dhe feedback nga pjesëmarrësit.

Eksperti në bashkëpunim me ekspertë të tjerë të Vatrës, do të punojë për draftimin dhe finalizimin e modulit të trajnimeve, të fokusuar në tematikën e mëposhtme:

1. Identifikimi i fëmijëve, në përputhje me Protokollin e Punës për Mbrojtjen e fëmijëve, Procedurat Standarde të Veprimit, për identifikimin dhe mbrojtjen e VeT/VMT, Indikatorët e identifikimit, përgjegjësitë e aktorëve lokalë për identifikimin dhe mbrotjen e fëmijëve.

2. Njohja dhe zbatimi i Ligjit 18/2017 “Për mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve” dhe përgjegjësitë e secilit aktor që rrjedh nga ky ligj.

3. Menaxhim rasti: kuadri i vlerësimi të nevojave të fëmijëve dhe referimi; planifikimi i ndërhyrjes, zbatimi i tij dhe monitorimi i rasteve.

Eksperti së bashku me ekspertë të brendshëm të stafit të Vatrës, do të realizojë 3 ditë trajnime me anëtarë të Mekanizmit Lokal të Mbrojtjes së Fëmijëve (punonjes të mbrojtjes së fëmijëve, administratorë dhe punonjës social, punonjës të Policisë, shëndetit, edukimit, psikologë dhe punonjës socialë të shkollave, anëtarë të OJF-ve etj) si edhe do të punojë për vlerësimin e trajnimeve.

3. Përgjegjësitë:

Konsulenti/eksperti do të punojë në përputhje me metodologjinë e hartuar nga stafi i projektit. Detyrat dhe aktivitetet e tij specifike do të realizohen me termat e referencës si më poshtë:

· Draftimi dhe finalizimi i moduleve të trajnimeve

· Drejtimi i 3 seancave trajnimesh me aktorë lokalë të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, Vlorë

· Vlerësimi i trajnimeve

· Raporti i vlerësimit të trajnimeve

4. Indikatorët e performances

o Realizimi i kënaqshëm i të gjitha detyrave që do të realizohen në kuadër të kontratës së bashkëpunimit dypalësh.

o Dorëzimi në afatet e përcaktuara në kontratë i moduleve të trajnimeve dhe raportit përfundimtar të vlerësimit të trajnimeve.

5. Kohëzgjatja e ofrimit të shërbimit

Kohëzgjatja e shërbimit është 6 ditë pune, përgjatë periudhës Mars – Maj 2019.

6. Kriteret e përzgjedhjes

Vatra synon të kontraktojë një ekspert/e të fushës së Mbrojtjes se Fëmijëve me këto specifika:

1. Të ketë punuar të paktën 5 vjet në fushën e Mbrojtjes se të Drejtave të Femijëve

2. Të ketë eksperienca të mëparshme, të ngjashme me shërbimin e kërkuar

3. Të jetë njohës/e i/e mirë i legjislacionit, politikave dhe Sistemit të Mbrojtjes se Femijeve dhe legjislacionit Anti-trafikim

4. Aftësi të mira komunikuese, redaktuese.

5. Korrektësi në përmbushjen në afat të përgjegjësive të marra.

7. Dokumentacioni i kërkuar

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 20 Mars 2019 në adresën e emailit zyrtar të Vatrës: info@qendravatra.org.al, materialet si më poshtë:

1. Letër – shprehje interesi

2. Një plan të detajuar të metodologjisë që do të ndjekë për realizimin e ekspertizës

3. Ofertën financiare të shërbimit që kërkon të realizojë

4. Kopje të kartës se identitetit

5. CV – profesionale

6. Referenca – punë të mëparshme të realizuara.

Qendra “Vatra” brenda datës 22 Mars 2019 do të njoftojë për procesin e përzgjedhjes së ofertës më të përshtatshme.

8. Procesi i përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes së dokumentacionit do të realizohet nga Bordi Administrativ i Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në bashkëpunim me stafin e projektit dhe specialistët (menaxherë rasti) përkatës të Qendrës.

1. Shqyrtimi i dosjeve të kandidatëve nga data 20-21 Mars 2019

2. Njoftimi i kandidatëve për përzgjedhjen me datë 22 Mars 2019

3. Fillimi i punës së kandidatit të përzgjedhur me dt. 25 Mars 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *