ÇMIME DHE MIRËNJOHJE

Për kontributin dhe suksesin në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, “Vatra” është nderuar me çmime nga institucione kombëtare, organizata dhe institucione ndërkombëtare.

Disa prej tyre përfshijnë:

Çmimi “Antislavery International”, akorduar nga Antislavery International, Londër, Mbretëria e Bashkuar, nëntor 2003.

“Çmimi i Mirënjohjes” nga Misioni Katolik në Blinisht, Lezhë në 3 mars 2006.

Çmimi ``Gruaja e Kurajos``, për Znj. Vera Lesko (themeluese e Qendrës “Vatra”, ish Drejtore Ekzekutive dhe aktualisht Presidente Nderi) dhënë nga Departamenti i Shtetit Amerikan (dorëzuar nga Ambasadori Amerikan, Z. John Withers) gjatë një ceremonie të nivelit të lartë në Tiranë në 12 mars 2009).

``Heroina e Luftës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore`` për Znj. Vera Lesko dhënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit (dorëzuar nga Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton gjatë një ceremonie në Uashington në 16 qershor 2009 në kuadër të Raportit të Departamentit të Shtetit 2009 mbi trafikimin e qenieve njerëzore).

“Ambasadorja e Nderit” për Znj. Vera Lesko, akorduar nga Qeveria Shqiptare, në shenjë mirënjohje për punën e saj kundër trafikimit të qenieve njerëzore (dorëzuar nga ish Ministri i Punëve të Jashtme Z. Ilir Meta, 4 shkurt 2010).

``Protagonisti i Vitit`` për rolin e saj aktiv në mbrojtjen e grave dhe vajzave viktima të trafikimit dhe dhunës në familje, dhënë nga Bashkia e Vlorës në dhjetor 2014.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri nderoi Znj. Brikena Puka, Drejtore Ekzekutive e Vatrës, me një çertifikatë mirënjohjeje “Në vlerësim të kontributit të saj të jashtëzakonshëm në përmbushjen e qëllimeve më të mëdha humanitare dhe të sigurisë së mandatit të OSBE-së në Shqipëri”, dhjetor 2015.

Çmimi Child10 akorduar nga Child10 dhe dorëzuar nga Madhëria e saj Mbretëresha Silvia e Suedisë në ditën Europiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore në shenjë mirënjohje për përkushtimin dhe arritjet e jashtëzakonshme të Qendrës “Vatra” në mbrojtje të fëmijëve nga trafikimi dhe format e tjera të shfrytëzimit seksual, Suedi, 18 tetor 2021.

Më datë 15 Nëntor 2022, Ministri i Drejtësisë z. Manja, i dorëzoi Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” çertifikatën e autorizimit për ofrimin e shërbimeve ligjore parësore për viktimat e krimit (trafikimit njerëzor, dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore).

Çertifikatë mirënjohje dorëzuar Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” për mbështetjen e ofruar në kuadër të konsolidimit të sistemit të ndihmës juridike falas në Shqipëri.