CEREMONIA E DHENIES SE CMIMIT NDERKOMBETAR “GRUAJA E KURAJOS” PER SHQIPERINE

Ne daten 12 Mars, Ambasadori Ambasades Amerikane per nder te Znj. Vera Lesko organizoi ceremonine e dhenies se cmimit nderkombetar “Gruaja e Kurajos” per Shqiperine me motivacion: “Ne nder te kurajos dhe lidershipit te saj ne advokimin e te drejtave te grave”.

Z. John Withers vleresoi kontributin e madh qe Znj. Vera Lesko, ka dhene gjate ketyre 12 viteve ne lufte kuder trafikimit te qenieve njerezore.

Ne kete ceremoni moren pjese Deputete te Parlamentit Shqiptar, drejtues te larte te institucioneve shteterore, drejtues te larte te pushtetit vendor, perfaqesues te organizatave Nderkombetare, te shoqerise civile si dhe mediat kryesore ne vend.

Marja e cmimit nga Znj. Vera Lesko nderon stafin e Vatres, por ne te njejten kohe na obligon ne me pergjegjesi akoma me te medha per te vazhduar punen, me qellim permbushjen e misionit per te cilin Vatra u krijua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *