Përmes leximit të pjesëve të përzgjedhura dhe reflektimit mbi temat që lidhen me përvojat personale, të rejat u inkurajuan të ndajnë përjetime, të zhvillojnë vetëdijen emocionale dhe të forcojnë aftësinë për të kuptuar dhe menaxhuar emocionet.
Ky proces është pjesë e mbështetjes psikosociale që ofrohet në strehëz, ku aktivitetet letrare përdoren si mjete për të lehtësuar shprehjen emocionale dhe për të përforcuar ndjenjën e vetëvlerësimit dhe sigurisë personale.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Përtej plagëve të fshehura të traumës ka jetë!”, zbatuar nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF).
•


Lini një Përgjigje