Ky aktivitet synoi:
Të forcojë kuptimin për sistemin e llogaridhënies së dhunuesve
Të thellojë njohuritë mbi punën me autorët e dhunës
Të prezantojë standardet minimale për programet rehabilituese në Shqipëri
Të nxisë ndërtimin e protokolleve të bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve për autorët e dhunës dhe atyre që mbështesin të mbijetuarit.
Gjatë sesioneve të trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të punojnë me DASH për vlerësimin e rriskut. Praktika të mira dhe sfida u ndanë mbi referimin e rasteve të autorëve të dhunës, të lidhura ngushtë me stigmën dhe mentalitetin, faktorët socio-ekonomikë dhe rehabilitimin e tyre.
Aktiviteti u realizua në kuadër të Projektit “Përfundimi i dhunës ndaj grave në Shqipëri”, një program i përbashkët i OKB-së i financuar nga qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga tre Agjencitë e OKB-së UN Women, UNDP dhe UNFPA, në partneritet me Qeverinë Shqiptare.




Lini një Përgjigje